Përleshje në Komoran, tre persona të lënduar – dy prej tyre janë therur me thikë
1
Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Komoran, ku tre persona kanë mbetur të lënduar, dy prej të cilëve dyshohet se janë therur me një mjet të mprehtë, mëson Gazeta Sinjali.
Rasti ka rreth orës 19:00, ndërsa menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe për të siguruar zonën.
Sipas informacioneve fillestare, tre persona kanë pësuar lëndime, ndërsa dy prej tyre dyshohet se janë goditur me mjet të mprehtë. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë, të cilët kanë nisur ekzaminimin e provave dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
Deri në këtë fazë nuk dihen motivet që çuan deri te përleshja, ndërsa rasti mbetet nën hetim.