Larg përditshmërisë, ky është vendi ku janë arratisur Adi dhe Ola
4
Çifti simpatik Adi dhe Ola, po dëshmojnë dita-ditës se lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më e fortë.
Që prej përfundimit të rrugëtimit të tyre në reality-show dhe momentit kur zyrtarizuan me familjet lidhjen e tyre, dyshja është parë pothuajse kudo bashkë, duke shijuar çdo moment në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Së fundmi, Adi dhe Ola kanë vendosur t’i arratisen përditshmërisë për të nisur pushimet e tyre në jugun e Shqipërisë.
Përmes disa postimeve në profilet e tyre në Instagram, ata kanë ndarë me ndjekësit disa momente mjaft relaksuese dhe romantike, ku shihen duke shijuar rrezet e diellit dhe ambientet luksoze të një pishine me pamje nga deti.
Në fotot e publikuara, çifti shfaqet mjaft i afërt dhe i lumtur në pishinë, teksa nuk mungon as atmosfera festive me gota shampanje pranë palmave. Këto imazhe konfirmojnë edhe një herë se dashuria e nisur në ekran ka vazhduar me hapa të sigurt edhe në jetën reale, duke u kthyer në një nga çiftet më të komentuar dhe më të pëlqyer të momentit.
