Një lajm që po qarkullon me shpejtësi në mediat rozë ka vënë në qendër të vëmendjes reperin e njohur Noizy.
Sipas raportimeve të publikuara nga Prive, artisti thuhet se ka kurorëzuar në fshehtësi lidhjen e tij, duke u martuar larg syrit të publikut dhe kamerave.
Burimet e cituara pretendojnë se Noizy dhe partnerja e tij jetojnë prej vitesh nën të njëjtën çati, ndërsa kanë zgjedhur ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjes mediatike.
Nëse raportimet rezultojnë të sakta, martesa do të përfaqësonte një nga surprizat më të mëdha të showbizit shqiptar, duke pasur parasysh se reperi ka qenë gjithmonë shumë i rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private.
Deri në këto momente, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë Noizy lidhur me këto raportime. Artisti nuk ka reaguar në rrjetet sociale dhe as nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike që do të vërtetonte apo përgënjeshtronte lajmin.
Pikërisht mungesa e një reagimi zyrtar ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve, të cilët prej orësh po komentojnë gjerësisht lajmin në rrjet.
Në pritje të një reagimi nga vetë reperi, gjithçka mbetet në nivel raportimesh, ndërsa fansat po pyesin nëse Noizy ka vendosur vërtet t’i japë fund beqarisë larg vëmendjes së publikut.