Nuk do të çuditesha po ta shihja të përqafuar me zyrtarët e Listës Serbe

June 13, 2026


Dje iu dha lamtumira e fundit luftëtarit të orëve të para të UÇK-së dhe familjarit të Adem Jasharit, Sahit Jashari.

Gjatë ditës së sotme, në rrjetet sociale qarkulloi një video ku shihen Sami Lushtaku dhe Rifat Jashari duke pritur së bashku të pranishmit në të pame.

Kjo pamje ka nxitur aktivisten e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhevrie Ademi, të shkruante komente fyese për Rifat Jasharin.

Në reagimin e saj, ajo pos tjerash ka thënë se nuk do të çuditej nëse në të ardhmen do ta shihte atë duke u përqafuar me përfaqësues të Listës Serbe.

Ademi, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale dhe në tubimet e Vetëvendosjes, e ka quajtur gjithashtu edhe “matuf plak” dhe “gërxhull plak”.

Ademi është nëna e kandidates për asamble komunale nga VV në Fushë Kosovë, Majlinda Ajvazit.




Source link