Përurohet strehimorja e parë institucionale në veri të vendit

May 21, 2026


Gjatë ditës së enjte, në veri të vendit është përuruar strehimorja e parë institucionale, e rinovuar me një investim prej 634 mijë eurosh.

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, tha se kjo strehimore është e para në rajon sipas standardeve të Konventës së Stambollit, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo është strehimorja e parë në rajon sipas standardeve të Konventës së Stambollit. Asokohe si ministre e Drejtësisë, bashkë me ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe ministrin Xhelal Sveçla, e ridestinuam këtë objekt në strehimore për viktimat e dhunës në familje”, tha ajo.




Source link