“Kemi dhe foto bashke”: Klevisa nxjerr zbuluar njohjen e vjetër me Indritin – Lajme Big Brother Vip
Dinamikat brenda “Ferma VIP” kanë marrë një kthesë të papritur menjëherë pas largimit të Vanesës.
Hyrja e banores më të re, Klevisës, ka ndezur menjëherë diskutimet, veçanërisht për shkak të afërsisë së saj të shpejtë me Indritin, i cili deri më tani ishte i përfolur për romancën e tij me Vanesën.
Megjithatë, një material filmik që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka zbuluar se dyshja nuk janë edhe aq të panjohur për njëri-tjetrin.
Gjatë një bisede të lirshme në oborr, Klevisa ka rikthyer në vëmendje një episod të shkuar nga jeta e tyre jashtë kamerave, pikërisht nga periudha kur ndodheshin në Itali.
Ajo i ka kujtuar Indritit një sfilatë mode ku kishin qenë të dy pjesëmarrës, duke i sjellë ndërmend edhe veshjen specifike që mbante mbyllur në memorie.
Klevisa: “E mban mend cfare kam patur ne Itali une, te sfilata?”
Indri: “Jo tashi mos e ekzagjero.”
Klevisa: “A ke qene te sfilata?”
Indri: “Po.”
Klevisa: “E mban mend nje veshje te kuqe? Qe ishte si e hapme keshtu?”
Indri: “Po, po.”
Klevisa: “Ajo kam qene une. Me duket kemi dhe foto bashke.”
Indri: “Po kemi.”
Klevisa: “Une nuk e mbaja mend qe e njihja Indrin nga jashte, te betohem e kisha harruar fare”
Ky zbulim i papritur ka ngritur mjaft pikëpyetje dhe komente mes ndjekësve në internet, të cilët kanë filluar të aludojnë nëse kjo njohje e hershme do të ndikojë në raportin e tyre brenda lojës dhe se si do të pritet ky afrim nga Vanesa jashtë shtëpisë.