Labinot Rexha zbulon “spiunin” në “BBVK”, kush u jepte informata banorëve
13
Këngëtari Labinot Rexha, i cili ishte pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, ka folur së fundmi në emisionin “The Elite Way” për eksperiencën e tij brenda formatit.
Ai ka deklaruar se banorët, sipas pretendimeve të tij, merrnin informacione nga jashtë përmes personave që hynin për t’i rregulluar, duke përmendur grimerët dhe frizerët që kujdeseshin për paraqitjen e tyre, shkruan “Kosovarja”.
Rexha ka shprehur gjithashtu pakënaqësi ndaj produksionit dhe mënyrës së funksionimit të formatit, duke ndarë publikisht disa nga rezervat që kishte pas përfundimit të eksperiencës në reality-show.
Që pas daljes nga reality show, Rexha ka lëshuar gjatë gjithë kohës informacione mjaftë të diskutuara në media dhe publik.
