Stelina flet për marrëdhënien e saj të shkuar: “Në moshën 20 vjeçare kisha një partner 30 vjeç…” – Lajme Big Brother Vip
Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Stelina Kurila, ka deklaruar në “Trotuar” në “E Diell” se, në moshën 20-vjeçare ajo ka patur një partner 10 vite më të madh se vetja.
Sipas Stelinës, ai i jepte siguri si nga ana emocionale ashtu edhe nga ana psikologjike.
“Nga marrëdhëniet e mia me moshën më të madhe ka qenë me një diferencë moshe prej 10 vitesh. Arsyeja pse e kam zgjedhur unë atë person ka qenë pikërisht siguria që ai më jepte, qoftë emocionalisht, qoftë nga ana psikologjike. Ndihesha shumë e sigurt”, tha ajo.
E pyetur nga moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, se sa vjeçe ka qenë ajo, Stelina iu përgjigj: “20 dhe ai 30”.
Këtu ndërhyn Blendi Mane dhe thotë se nuk përmendi anën financiare dhe ish-banorja e BBV 5 iu përgjigj menjëherë:
“Patjetër dhe financiare, atëherë nuk kam qenë në të njëjtin stad që jam tani. Por pak më përpara të thashë që siguria ekonomike është shumë e rëndësishme”.
Më pas Nevina e pyet “Pse nuk funksionoi marrëdhënie?” dhe ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri tha:
“Diferenca e moshës sepse mendimet e mia në atë kohë me të tijat, e kuptova që nuk shkonin”.