Droni rus godet një kamionin në lëvizje në Ukrainë, vritet shoferi
1
Një shofer kamioni është vrarë nga një sulm me dron rus në rajonin lindor të Kharkivit në Ukrainë.
Shërbimi kombëtar i emergjencave të Ukrainës tha se automjeti u përmbys dhe mori flakë pasi u godit ndërsa ishte në lëvizje, raporton Sky News.
Ndërkaq, Rusia më parë ka pohuar se nuk synon civilët me sulmet e saj.