Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në QMF, nisin hetimet
4
Në Obiliq ka ndërruar jetë një foshnjë, në rrethana të panjohura.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Plemetin, teksa foshnja u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prelluzhë, shkruan IndeksOnline.
Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Trup i pajetë” dhe “Hetim mbi vdekjen”.