Dhunë në familje në Rahovec: Djali kanos nënën, arrestohet

May 20, 2026


Një rast i rëndë i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së martës në Rahovec.

Një grua ka deklaruar në polici se ishte kanosur nga djali i saj.

Sipas saj, i dyshuari kishte tentuar edhe të vetëvritet, shkruan në raportin 24 orësh transmeton Klankosova.tv.

I njëjti u dërgua për trajtim mjekësor dhe më pas u dërgua në mbajtje.

Për ngjarjen në fjalë nuk u dhanë detaje tjera, teksa bëhet e ditur se tashmë kanë nisur hetimet.




Source link