Vdes foshnja dyjavëshe në Malishevë, policia nis hetimet
11
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës në Malishevë, ku një foshnjë vetëm dyjavëshe është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 05:40.
Sipas tij, foshnja është dërguar nga familjarët në QKMF, ndërsa menjëherë pas marrjes së informacionit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.
Me urdhër dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.