Blerim Destani e puth nënën në ballë dhe i bën urimin më të bukur

May 13, 2026


Aktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Blerim Destani, vazhdon të ndajë herë pas here momente personale me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Krahas angazhimeve profesionale, ai tregon shpesh edhe raportin e afërt me familjen.

Së fundmi, aktori ka publikuar në Instastory një fotografi ku shihet duke e puthur nënën e tij në ballë, shkruan “Kosovarja”.

Në imazhin e ndarë, të dy shfaqen pranë njëri-tjetrit në një moment emocional dhe familjar.

Krahas fotografisë, Blerimi ka shkruar edhe urimin: “Urime oj nana jem”. Postimi i tij është një tjetër dëshmi e raportit të ngushtë që aktori ka me familjen dhe veçanërisht me nënën e tij.






Source link