Banorët e “BBVA 5” po përfliten kudo në rrjet dhe padyshim janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.
Në këtë ditë të fundit, ku ethet e finales së madhe kanë arritur kulmin, diskutimet janë përqendruar te 4 finalistët dhe dinamikat e tyre.
Kësaj atmosfere i është bashkuar edhe një emër tepër nostalgjik dhe ikonik për formatin në Shqipëri. Najada Konomi, ose siç e njeh i gjithë publiku si “Noçja” e Big Brother 1, ka qenë pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” përmes një lidhjeje telefonike.
Gjatë kësaj interviste, ajo ka kujtuar çastet kulminante të rrugëtimit të saj 18 vite më parë dhe ndikimin e jashtëzakonshëm që pati te publiku.
Por, vëmendja kryesore kaloi te sezoni aktual dhe se cili është banori që ajo do të donte të shihte fitues sonte mbrëma.
Najada zbuloi se e ka ndjekur me vëmendje këtë edicion dhe e ka një emër të preferuar për çmimin e madh:
“E ndjek BBV5. Kam filluar të mbështes Mirin, i janë ngarkuar shumë përgjegjësi që ai i ka mbajtur.”
Duke qenë protagoniste e një prej lidhjeve të para dhe më të bujshme të krijuara ndonjëherë brenda atij formati (historia me Olsin), Najada u pyet edhe për romancat që lindin nën vëzhgimin e kamerave.
Me një qasje shumë realiste nga eksperienca e saj, ajo theksoi: “Dashuritë në ‘BBV’ janë çështje fati se si do shkojnë pas”.