Aksident fatal në Qafë-Kashar, vdes një burrë, arrestohet 40-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në zonën e Qafë-Kasharit në Tiranë, ku një këmbësor ka humbur jetën pas përplasjes nga një automjet.
Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin L. L., 40 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë drejtimit të automjetit të tij, ka përplasur këmbësorin Kosta Trebicka, 65 vjeç.
I dëmtuari u transportua në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.