Gol i gjithi shqiptar, talenti Memeti bën heroin (Video)

April 18, 2026


Talenti me origjinë shqiptare, Medin Memeti, u shndërrua në heroin e Melburn Sitit në triumfin 2 me 3 të arritur ndaj Brisban Roar, në elitën e futbollit australian.

I hedhur në fushë në minutën e 61-të, talenti 18-vjeçar shqiptar, shënoi golin e tretë për skuadrën e Melburnit, pas asistit të dhënë nga Elbasan Rashani, duke konkretizuar në mënyrë perfekte një gol të gjithin shqiptar.

Për Memetin ky ishte realizimi i katërt në 19 aktivizime me skuadrën e tij në kampionat. Një talent që premton shumë për të ardhmen.





Source link