Jetonte vetëm, e ka celularin të fikur

April 15, 2026


Banorët dhe të afërmit e personave që humbën banesat si pasojë e zjarrit që përfshiu pallatin shumëkatësh kanë rrëfyer detaje tronditëse nga ngjarja.

Ata shprehen të shqetësuar dhe të pasigurt për fatin e disa prej banorëve, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Një qytetare, në një prononcim për mediat, tregoi se prej pasdites së një dite më parë ka humbur kontaktet me shoqen e saj, e cila jetonte vetëm në atë pallat.

Ajo u shpreh se ka tentuar disa herë ta kontaktojë në telefon, por celulari i saj rezulton i fikur, gjë që e ka shtuar edhe më shumë ankthin dhe pasigurinë.

Sipas saj, shoqja është rreth 70 vjeçe dhe për shkak të moshës, situata bëhet edhe më shqetësuese. Megjithatë, ajo shpreson që e moshuara të ketë arritur të largohet në kohë nga banesa dhe të jetë në një vend të sigurt.

Qytetarja theksoi se ka shkuar pranë vendit të ngjarjes për të marrë informacione dhe për të mësuar më shumë rreth fatit të saj.

“E telefonoj, por e ka të fikur. Nuk kam folur që dje pasdite, ndaj erdha të pyes. Mendoj se do jetë larguar nga shtëpia, pasi jetonte vetëm. Është rreth 70 vjeçe.”, u shpreh ajo./Top Channel



Source link