Një lokal është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Parku Kombëtar i Qafështamës.
Sipas informacioneve paraprake, lokali në pronësi të Bukurosh Balliut, i cili ndodhej vetëm pak metra larg burimit të njohur burimi “Nëna Mbretëreshë”, është djegur plotësisht nga zjarri.
Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike ose goditje rrufeje, megjithatë pritet që hetimet të zbardhin shkaqet e plota të ngjarjes.