“Javë e fuqishme për lekun për këto shenja”, parashikimi i Horoskopit sipas Meri Gjinit
Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
“Nga mbrëmja e ditës së sotme fillojmë të jemi në ndikim shumë pozitiv të Venusit në një hyrje të fortë me Plutonin tek Ujorët.
Pasioni dhe emocionet e forta do të ngjyrosin mendimet e çdonjërit prej nesh.
Marsi do të jetë në hyrje të barabartë me Mërkurin në të kundërt te Peshqit. Mund të ketë një ndjesi si presion emocional.”
Dashi
Venusi është aty dhe është në një hyrje shumë të bukur me Plutonin, kjo do të thotë që do merren me analiza, veprime apo korrigjime apo do të marrin në kontroll ekonominë e tyre. Do të stimulojnë energji të mirë te partneri ose partnerja për të lartësuar veten.
Demi
Duke qenë që Marsi është te Peshqit dhe në një hyrje të barabartë me Mërkurin po te Peshqit, do të duhet të jenë të kudjesshëm në këmbimet. Me Venusin në familje të dytë të Diellit të vet i jep mundësi për të mbyllur edhe çështje që i përkasin ngecjeve të vogla që mund të kenë pasur në jetën e tyre personale. Jo këmbime apo veprime nga sedra, egoja apo krenaria.
Binjakët
Duke qenë se ky Mars me Mërkurin është në hyrje katërkëndore me Diellin e vet, do të duhet të qëndrojnë larg prapaskenave apo shanseve dhe mundësive që mund t’iu japin të tjerëve. Duhet të jenë të kujdesshëm në territorin e punës së tyre. Nuk përjashtohet mundësia që të kenë propozime apo shpalosje të talenteve të tyre në lidhje me propozomet që kanë pasur.
Gaforrja
Jupiteri pas katër muajsh kthehet në të drejtë në datën 12, gjë që do të bëjë që të ndihen të mbrojtur. Ndihmon shumë ata që kanë plane të mëdha, qëllime të mëdha apo ëndrra të vështira që kërkojnë realizim.
Luani
Shumë pak kujdes do të duhet të kenë të lindurit në ditët e para të shenjës së Luanëve, duke qenë se Urani vazhdon të jetë në një hyrje katërkëndrore dhe krijon ndjesinë e pasigurisë. Venusi te Dashi, hëna te Shigjetari dhe Marsi me Mërkurin te Peshqit do të sjellë zhvillime pozitive për çfarë duan të zhvillojnë. Por gjithashtu shënon fillimin e një periudhe ku do të diskutohen plane shumë të rëndësishme.
Virgjëresha
Do të duhet të kontrollojnë tensionin apo presionin që mund të ndiejnë nga ndjesia që mund të prodhojë mesi i javës. Kjo mund të bëjë që të ndihen nervozë gjatë ditëve të punës.
Peshorja
Edhe Peshorja do të duhet të qëndrojë larg manipulimeve të mundshme ose kujt duhet t’i besojë dhe jo gjatë javës. Duke qenë se do të ketë tendencën të jetë vetvetja, nuk është akoma koha për tu pozicionuar të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Kujdes me kë do të ndani plane, sekrete dhe gjërat tuaja.
Akrepi
Jupiteri në pozicionin e Gaforres është shumë favorizues. Lidhet ose me njohje të reja për ata që janë në kërkim, ose zgjidhje të problemeve për ata që kanë problematika në familje. Shija e gëzimit është ajo që do të ngjyrosë javën.
Shigjetari
Në një hyrje katërkëndrore Marsi me Mërkurin retrograd te Peshqit. Do të duhet të kanlizojnë si duhet energjinë e tyre me qëllim që t’ia dalin me sukses. Do të duhet pak më shumë se zakonisht energji gjatë orëve të punës.
Bricjapi
Pak kujdes me fjalët, me mënyrën si do të diskutojnë në mesin e javës. Mërkuri në të kundërt së bashku me Marsin te Peshqit është në një pozicion që pa e kuptuar mund të bëjnë më shumë presion ndaj të tjerëve. Do të kenë përmirësim leku nisur që nga dita e sotme.
Ujori
Një javë shumë e mirë që lidhet ma materien e tyre, lekun dhe pasionet e tyre. Nisur që nga dita e sotme dhe në vazhdimësi duket sikur energjia qe ndiejnë, i bën të ndihen më të fuqishëm se zakonisht. Ta konrollojnë energjinë, pasionin deri në nivelin sa nuk u prish bukurisë dhe rehatinë e vetes.
Peshqit
Kanë Marsin, Mërkurin në të kundërt dhe Diellin te vetja. Anulime në planet e tyre ose vendime në momentin e fundit. Ta marrin shtruar, me qetësi. Nëse bëhen gjërat t’i shijojnë, nëse nuk bëhen do të kenë kohë më pas për të realizuar objektivat e tyre.