Për ditëlindje, motra i bën urimin më emocional Leonora Jakupit

March 4, 2026


Këngëtarja Leonora Jakupi feston ditëlindjen dhe me këtë rast ka pranuar shumë mesazhe urimi nga miq, kolegë dhe familjarë, shkruan “Kosovarja”.

Emri i saj vazhdon të mbetet një nga më të dashurit për publikun shqiptar.

Një urim i veçantë ka ardhur nga motra e saj, Blerta, e cila i ka dedikuar disa fjalë të ndjera në këtë ditë të rëndësishme për të. Ajo ka zgjedhur ta shprehë publikisht dashurinë dhe mirënjohjen për motrën e saj.

“Motra ime e shtrenjtë, në këtë ditë të veçantë falënderoj Zotin që më ka dhuruar ty. Uroj që çdo ëndërr e jotja të bëhet realitet dhe jeta jote të jetë plot dritë e buzëqeshje. Gëzuar ditëlindjen, të dua shumë”, ka shkruar Blerta.

 






Source link