Blog

  • Po e harron të kaluarën tënde

    Po e harron të kaluarën tënde


    Familjarët e Dolces kanë reaguar përmes llogarisë zyrtare të konkurrentes në Instagram, pas deklaratës së Leonora Jakupit gjatë prime-it të mbrëmshëm.

    Reagimi i tyre ishte drejtpërdrejt ndaj Leonorës, e cila është opinioniste e formatit, pas komenteve që ajo bëri kundrejt Dolces.

    Kur gjykon mua, shpejt po e harron të kaluarën tënde… Pastaj në moshën që ke normal vetëm gjumi të ka ngelur…”, kanë shkruar ata, duke e etiketuar emrin e saj në postim.

    Leonora, gjatë prime-it të së premtes, i tha Dolces se ajo po “zë meshkuj” më shpejt sesa e zë gjumi atë.

    Deklarata u prit me reagime të shumta, madje edhe nga vetë konkurrentja.

    Pas situatës me Limin dhe gjendjes së rënduar emocionale të Albës, Jakupi e akuzoi Dolcen për mungesë empatie ndaj ish-të dashurës së Limit, e cila po përballej me faktin se Limi dhe Dolce kishin krijuar një lidhje para syve të saj.



    Source link

  • Ina akuzoi Brikenën për blerjen e titullit, flet producentja e Miss Grand – sqaron të vërtetën

    Ina akuzoi Brikenën për blerjen e titullit, flet producentja e Miss Grand – sqaron të vërtetën


    Një sërë ngjarjesh dramatike kanë ndodhur mes banorëve të BBVA-së.

    Ishte Ina ajo që akuzoi Brikenën se e kishte blerë me para titullin e Miss Grand, një pretendim që u hodh poshtë kategorikisht nga producentja e këtij kompeticioni, Arjetë Osmani.

    Përmes një lidhjeje telefonike, Osmani deklaroi se titulli që mori Brikena ishte plotësisht i merituar.

    “Unë marrë një kohë të gjatë për përzgjedhjen dhe vendosjen përfundimtare të vajzës të cilës unë i delegoj titullin e Missit, Brikena titullin e ka më se të merituar, si në pamje që është një yll, në sjellje dhe në edukatë dhe performimin që ajo mbart dhe këto vlera ajo besoj po i dëshmon tanimë edhe në BBVA”, ka deklaruar producentja e Miss Grand për Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.

    “Brikenën kur e kam njohur, realisht më ka pëlqyer për vlerat dhe për qasjen e saj ndaj femrës dhe e ka dëshmuar edhe në BBVA dhe atje ka pasur një shpërthim, suksesi i saj, vëmendja që mori në Tajlandë dhe ktheu, produksioni dhe publiku që ndiqte këtë event kaq të madh botëror, ktheu sytë nga Kosova për herë të parë”, deklaroi ajo tutje.

    Brikena u zgjodh si përfaqësuese e Kosovës në Miss Grand, derisa me paraqitjen e saj në këtë garë ajo mori vëmendje të madhe mediatike, me videot të cilat bënin xhiron gjithandej nga adhurues të huaj.






    Source link

  • Edi zbulon detaje për Elijonën

    Edi zbulon detaje për Elijonën


    Çfarë ndodh kur dy figura publike takohen rastësisht? Edi ka ndarë me ne një moment interesant nga jeta e tij, duke zbuluar se si ai dhe Elijona u takuan në një kafiteri.

    Ky takim, megjithëse i rastësishëm, ka ngjallur shumë pyetje dhe spekulime në rrjetet sociale.

    Gjatë një interviste në emisionin “Big Talk” në Klan Kosova, Edi ndau detaje të reja rreth raportit të tij me Elijonën. Ai theksoi se takimi i tyre ndodhi pa planifikim, duke e bërë situatën edhe më interesante për ndjekësit e tyre.

    “Ne ishim takuar rastësisht në një kafiteri. Para se të hyja brenda, e dija që ajo do të ishte pjesë e Bigut dhe i kam shkruar “a je përgatit”? Ajo më la seen,” tha Edi, duke treguar se si ndjenja e papritur e takimit e bëri atë të ndihej i emocionuar.

    Megjithatë, Edi theksoi se nuk njihen më shumë se kaq. Kjo deklaratë ka ngritur pyetje në lidhje me natyrën e marrëdhënies së tyre dhe nëse do të ketë më shumë takime në të ardhmen.

    Një tjetër aspekt interesant është reagimi i publikut ndaj fotografive të Elijonës me vëllain e vogël të Edit. Edi mohoi se ata ishin njohur familjarisht, duke shtuar një tjetër nivel misteri në këtë histori.

    Takimi i tyre ka bërë që fansat të spekulojnë për një mundësi të lidhjes mes dy artistëve, por Edi është i qartë se nuk ka asgjë më shumë se një takim të rastësishëm.

    Ndiqeni videon për më shumë detaje rreth këtij takimi intrigues dhe për të kuptuar më mirë dinamikat e marrëdhënieve në botën e showbiz-it:






    Source link

  • Babai u shndërrua në përbindëshin e jetës sime, tentoi të vrasë mamin dhe motrën me th*kë


    Në një nga momentet më të forta dhe më tronditëse të këtij sezoni, banorja Stelina ka ndarë për herë të parë publikisht një histori që ka lënë pa fjalë banorët dhe publikun jashtë shtëpisë.

    Me zërin që i dridhej dhe lotët që mezi i mbante, Stelina rrëfeu një episod të errët nga fëmijëria e saj, që do ta shoqëronte për gjithë jetën.

    Ajo tregoi se ishte vetëm një fëmijë, duke luajtur jashtë shtëpisë, kur dëgjoi të bërtitura të forta që vinin nga brenda.

    Kur hyri, gjeti nënën duke mbledhur rrobat, me fytyrën e lënduar. Babai i saj ishte aty, i armatosur, dhe situata kishte dalë jashtë çdo kontrolli.

    Në një përpjekje për t’u mbrojtur, nëna u përball e para me të dhe u plagos rëndë në fytyrë, në gojë, pranë zemrës dhe në dorë, teksa tentoi t’i kapte armën.

    Në momentin që ndërhyri edhe motra e saj, Krista, ajo u plagos gjithashtu. Për të shpëtuar jetën, motra arriti ta neutralizonte duke e goditur në kokë, duke e lënë pa ndjenja.

    Stelina rrëfeu se në atë moment ajo kishte mbetur e ngrirë në shtrat, pa folur, e paralizuar nga frika. Me duart e tyre, ato ndihmuan njëra-tjetrën dhe dolën jashtë, ndërsa policia mbërriti menjëherë.

    Pamja që e ndjek ende sot është ajo e spitalit, ku pa të atin të lidhur me pranga në një shtrat.

    Pas ngjarjes, ajo humbi të folurën për një periudhë. Mjekët konstatuan se ishte traumatizuar rëndë. Shumë njerëz i thonin nënës së saj se nuk do t’ia dilte kurrë t’i rriste vajzat e vetme.

    Por Stelina tregon se atëherë, edhe pse fëmijë, gjeti forcën të fliste dhe të thoshte se një ditë njerëzit do ta dinin emrin e saj.

    Ajo e takoi të atin vetëm dy herë, të ndarë nga xhami i burgut, dhe më pas vendosi të mos e shihte më kurrë. Në qershor të vitit 2025, ai ndërroi jetë.

    Sot, Stelina thotë se shpresa e saj është që, kur të shkojë te varri i tij, ta ketë gjetur paqen dhe faljen brenda vetes.

    Ne nuk e lëshuam kurrë dorën e njëra-tjetrës”, u shpreh ajo me emocion, duke e quajtur nënën heroinën e vërtetë të familjes dhe motrën Kristën shtyllën e jetës së saj.

    Jo rastësisht, siç tregoi Stelina, ajo ka zgjedhur të studiojë drejtësi, sepse gjithë jeta e saj është ndërtuar mbi nevojën për drejtësi, mbrojtje dhe zë për ata që nuk kanë.

    Një rrëfim i dhimbshëm, i sinqertë dhe i fuqishëm, që e tregoi Stelinën jo thjesht si një banore të një reality show, por si një vajzë që ka mbijetuar, është ringritur dhe sot flet me guxim për plagët që nuk duken.



    Source link

  • Janë ndarë për shkak të hyrjes në BBVA? Flet për herë të parë gruaja e Erik Lloshit,ja çfarë thotë ajo

    Janë ndarë për shkak të hyrjes në BBVA? Flet për herë të parë gruaja e Erik Lloshit,ja çfarë thotë ajo


    Ka folur për herë të në “Fan Club” bashkëshortja e Erik Lloshit, Romina, pas aludimeve se marrëdhënia mes tyre është krisur për shkak të pjesëmarrjes së këngëtarit në BBV.

    Ajo sqaroi se nuk ishte dakord për hyrjen e tij në Big Brother, por tashmë e mbështet atë plotësisht, megjithëse nuk i përkrah sjelljet e tij të agravuara.

    Nuk kam qenë kurrë dakord të futej në Bigh Brother. Jam larg televizionit dhe nuk e kam dashur. Kam dashur që jetën personale ta kisha timen dhe të mos isha në syrin e publikut.

    Eriku ka pak temperament të vështirë, është shumë gjaknxehtë. Kjo ka qenë arsyeja pse i kam thënë të mos futej në Big Brother se njerëzit aty luajnë me çdo kartë. Ai është njëri shumë i drejtë dhe jo aq agresiv sa e portretizojnë.

    Eriku ka marrë ftesë dhe më parë dhe i kam thënë kategorisht jo, këtë herë nuk më dëgjoi. I thashë do marr valixhet dhe do të iki në shtëpi.

    Tashmë e mbështes totalisht, padiskutim. Tek Eriku ka gjëra që më pëlqejnë dhe disa që nuk i përkrah”-u shpreh bashkëshortja e këngëtarit.



    Source link

  • Edi flet për njohjen me Elijonën para Big Brother VIP Kosova

    Edi flet për njohjen me Elijonën para Big Brother VIP Kosova


     

    Situata mes Eduard Kuçit dhe Elijona Binakajt ka marrë vëmendje të madhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, pas një përballjeje të drejtpërdrejtë mes tyre, e cila pasoi deklarata të ndryshme të bëra publikisht.

    Edi ka sqaruar se njohja mes tyre ka ndodhur rastësisht, jashtë shtëpisë. Sipas tij, ata janë takuar në një kafiteri dhe nuk kanë pasur ndonjë raport më të afërt. Ai tregoi se para hyrjes në Big Brother e dinte që Elijona do të ishte pjesë e formatit dhe se i kishte dërguar një mesazh. “Ne ishim takuar rastësisht në një kafiteri, para se të hyja brenda e dija që ajo do të ishte pjesë e Bigut dhe i kam shkruar ‘a je përgatit?’, por ajo më la seen,” u shpreh Edi.

    Ish-banori theksoi se kjo ka qenë e gjithë njohja mes tyre dhe se nuk ka pasur asnjë lidhje tjetër. Megjithatë, kjo deklaratë ka hapur diskutime mes banorëve dhe ka ngjallur reagime edhe jashtë shtëpisë, lidhur me natyrën e marrëdhënies së tyre.

    Ndërkohë, në rrjete sociale janë komentuar edhe disa fotografi të Elijonës me vëllain e vogël të Edit. Lidhur me këtë, Edi mohoi se ka pasur njohje familjare mes tyre, duke sqaruar se bëhet fjalë për keqinterpretime nga publiku. Kjo situatë vazhdon të mbetet në vëmendje dhe pritet të sjellë zhvillime të tjera brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.



    Source link

  • Ina shfaqet e pakënaqur me produksionin dhe hedh akuza të rënda


    Ajo ka deklaruar se gjatë “Prime”-it janë publikuar vetëm momentet më të këqija të saj, duke lënë jashtë anën tjetër të sjelljes së saj brenda shtëpisë. Sipas Inës, kjo ka…

    The post Ina shfaqet e pakënaqur me produksionin dhe hedh akuza të rënda appeared first on Revista Kosovarja.

    BURIMI I LAJMIT

    The post Ina shfaqet e pakënaqur me produksionin dhe hedh akuza të rënda appeared first on Gazeta-Telegram.com.



    Source link

  • Edona James tashmë bëhet zeshkane, vazhdon aktivitetin në faqen për të rritur

    Edona James tashmë bëhet zeshkane, vazhdon aktivitetin në faqen për të rritur


     

    Edona James ka tërhequr vëmendje me një ndryshim të ri në paraqitjen e saj.

    Përmes një videoje të realizuar me Inteligjencë Artificiale, ajo shfaqet me flokë të zinj, ndryshe nga imazhi i saj i mëparshëm biond.

    Videon e ka shpërndarë në rrjetet sociale, ku prezanton këtë transformim virtual si pjesë e përmbajtjes së saj të rregullt, shkruan “Kosovarja”.

    Ndryshimi ka qenë thjesht estetik dhe i realizuar në formë digjitale.

    Edona James vazhdon të jetë aktive edhe në platformën OnlyFans, ku publikon përmbajtje për të rritur.






    Source link

  • Sarah Berisha sqaron fjalinë që nxiti debat

    Sarah Berisha sqaron fjalinë që nxiti debat


    Roli i figurave publike në shoqëri dhe ndikimi i tyre në formimin e opinionit publik u diskutua në emisionin “Mirëmbrëma Yje” ku e ftuar ishte, ndër të tjera, edhe Sarah Berisha. Diskutimi lidhej me faktin nëse influencerët duhet të reagojnë për ngjarjet sociale apo kanë të drejtën të vendosin kufij në atë që zgjedhin të komentojnë publikisht.

    Në këtë kontekst, Sarah Berisha u shpreh:

    “Më duket e tepërt kur shumë persona japin mendime për gjëra që nuk u takojnë,” u shpreh ajo.

    Më tej, Sarah shtoi:

    “Unë, me shpirt, para disa ditësh ishte përmbytur Durrësi, do të doja të dilja dhe të flisja, por e lashë fare se fundja çfarë më duhet mua, populli bën vetë zgjedhjet e veta. Unë këtë problematikën e shpreh më privatisht. Unë nuk mund të dal dot dhe t’u jap mend të tjerëve.”

    Pas komenteve dhe kritikave që pasuan intervistën, Sarah reagoi në rrjetet sociale, duke sqaruar se deklarata e saj i referohej përmbytjes së të famshmes Veliera në shtator të vitit 2025 dhe jo situatës së fundit. Ajo theksoi gjithashtu se ky ishte një sqarim për të gjithë ata që, sipas saj, e kishin “kryqëzuar” për mungesë ndjeshmërie ndaj qytetit të Durrësit.

    “Për ta nisur, emisioni është xhiruar më datë 18 shtator 2025 dhe është transmetuar në YouTube më datë 15 janar 2026,” sqaron ajo, duke shpjeguar se deklarata nuk lidhet me përmbytjet e fundit.

    Në fund, ajo shtoi me ironi se dikush duhej të bëhej “kurban i klikimeve”, dhe këtë herë kishte qenë ajo.






    Source link

  • Miri kërkon nga avokati i tij të ngre padi ndaj Kejsit

    Miri kërkon nga avokati i tij të ngre padi ndaj Kejsit


    Spektakli i sontëm në Big Brother VIP Abania ka nisur me një debat të nxehtë ndërmjet Mirit dhe Kejsit.

    Ky i pari ftoi përfaqësuesit ligjorë të tij që të ngrenë padi ndaj Kejsit – për shpifje, shkruan IndeksOnline.

    Sips Mirit, Kejsi ka disa ditë që hedh akuza të pabaza dhe e bullizon atë, duke përdorur fjalor të papërshtatshëm.

    Këtë e ka kundërshtuar Kejsi, duke thënë se Miri ka përdorur fjalë shumë më të ashpra në bisedë me të, por që nuk e ka nxjerrë jashtë kontekstit.






    Source link