Java e 11-të e Grupit B në Kategorinë e Dytë, e zhvilluar më 20–21 dhjetor, mbylli fazën e parë të kampionatit dhe vulosi verdiktet e para të rëndësishme. Oriku siguroi matematikisht vendin e parë dhe titullin honorifik “kampion dimri”, pavarësisht humbjes së parë sezonale. Butrinti u konfirmua si surpriza më e bukur e këtij gjysmësezoni, ndërsa Partizani B u ndal sërish, këtë herë nga Këlcyra e fundit në renditje.

Fitore të rëndësishme shënuan edhe Tomori, Shkumbini dhe Devolli. Bylisi B ishte pushim këtë javë, por e mbyll fazën e parë me 21 pikë, në vendin e katërt, falë edhe fitores 3-0 në tavolinë ndaj Partizanit B, vendim i marrë nga Disiplina. Në mbyllje të fazës së parë, Oriku kryeson me 23 pikë dhe golavarazh impresionues 20-4, i ndjekur nga Butrinti me 22 pikë. Partizani B dhe Bylisi B ndajnë vendet 3 dhe 4 me nga 21 pikë, ndërsa në fund të renditjes vijojnë Eagle dhe Këlcyra. Faza e dytë pritet të jetë edhe më e fortë, me garë të hapur si për kreun, ashtu edhe për mbijetesën.
TOMORI – DELVINA 1-0
Tomori e mbylli fazën e parë me fitore minimale, por tepër të vlefshme ndaj Delvinës. Goli i Lirëzës në minutën e 56-të rezultoi vendimtar në një takim ku beratasit treguan më shumë këmbëngulje dhe dëshirë për tri pikët. Ky sukses i jep frymëmarrje Tomorit në renditje, ndërsa Delvina vazhdon të vuajë në fundin e tabelës. Takimi ka nisur me 12 minuta me vonesë. Delegati Shpëtim Halo, pasi bëri kontrollin fizik të autoambulancës, konstatoi mungesën e oksigjenit, dhe nisur mjetin drejt Spitalit Rajonal të Beratit që ndodhet shumë pranë stadiumit për të siguruar pajisjen. Ky veprim shkaktoi irritimin e tifozërisë vendase, e cila e ka akuzuar delegatin si shkaktar të vonesës, duke lëshuar edhe ofendime në drejtim të zyrtarit të ndeshjes.
BUTRINTI – ORIKU 2-0
Butrinti i dha fund serisë së Orikut, duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale kryesuesve. Kolonja në minutën e 35-të dhe Ekango në të 49-tën firmosën një fitore të madhe për vendasit. Me këto tri pikë, Butrinti e mbyll fazën e parë në vendin e dytë me 22 pikë, vetëm një pikë pas Orikut, i cili megjithatë ruan kreun dhe shpallet kampion dimri me 23 pikë.
KËLCYRA – PARTIZANI B 2-2
Partizani B zhgënjeu sërish, duke barazuar 2-2 ndaj Këlcyrës së vendit të fundit. Teka dhe Fofana shënuan për vendasit, ndërsa për të kuqtë realizuan Goga dhe Mando. Një ndalesë e papritur për Partizanin B, që humbi shansin për të rivalizuar seriozisht kreun dhe e mbyll fazën e parë në vendin e tretë me 21 pikë, po aq sa Bylisi B.
EAGLE – SHKUMBINI 1-3
Shkumbini mori një fitore të qartë në transfertë ndaj Eagle. Ageja hapi serinë e golave në minutën e 32-të, por Hyzellari barazoi për vendasit në të 43-tën. Në pjesën e dytë, peqinasit dominuan dhe shënuan edhe dy herë të tjera me Hasramën dhe Doukagan në minutën e 90-të, duke siguruar një triumf të rëndësishëm 3-1.
DEVOLLI – MALIQI 2-1
Devolli fitoi derbin ndaj Maliqit me shifrat 2-1. Çuko shënoi herët në minutën e 8-të, Kapllani dyfishoi në të 48-tën, ndërsa Ibrahim ngushtoi shifrat për miqtë në minutën e 60-të. Një fitore që i jep moral Devollit për vazhdimësinë e sezonit, ndërsa Maliqi mbetet në mesin e tabelës.
Kategoria e Dytë
Grupi B
Java 11, 20-21 dhjetor
Të shtunën
Tomori – Delvina 1-0
Lirëza 56’
Dje
Butrinti – Oriku 2-0
Kolonja 35’, Ekango 49’
Këlcyra – Partizani B 2-2
Teka 27’, Fofana 78’ / Goga 64’, Mando 66’
Eagle – Shkumbini 1-3
Hyzellari 43’ / Ageja 32’, Hasrama 53’, Doukaga 90’
Devolli – Maliq 2-1
Çuko 8’, Kapllani 48’ / Ibrahim 60’
Bylis B – Pushim
RENDITJA
TOTALI
Nr EKIPI N P F B H G+/G-
1 Oriku 10 23 7 3 0 20-4
2 Butrinti 10 22 7 1 2 16-7
3 Partizani B 10 21 6 3 1 30-8
4 Bylis B 10 21 6 3 1 17-12
5 Maliqi 10 13 4 1 5 14-13
6 Devolli 10 12 4 0 6 12-21
7 Shkumbini 10 11 3 2 5 14-18
8 Tomori 10 11 3 2 5 12-16
9 Delvina 10 9 3 0 7 11-20
10 Eagle 10 8 2 2 6 5-22
11 Këlcyra 10 5 1 2 7 9-25
*Bylis B – Partizani B 0-3, rezultat në tavolinë nga Disiplina
Java 12, 1 shkurt 2026
Devolli – Delvina
Tomori – Shkumbini
Eagle – Partizani B
Këlcyra – Oriku
Butrinti – Bylis B
Maliqi – Pushim
E.Spahiu/ A.Dushku/ F.Lamaj/ R.Suli- PANORAMASPORT.AL