Durmishi: Aktivistët e Taukbahqes dhe Sofalisë të vendosur për zhvillim dhe fitore


Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi (numri 24), ka nisur ditën me një takim me aktivistët e lagjeve Taukbahqe dhe Sofali.

Përmes një postimi, Durmishi theksoi përkushtimin dhe vullnetin e madh të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar si kënaqësi të veçantë angazhimin e tyre të palëkundur drejt realizimit të qëllimeve të përbashkëta për zhvillim.

“Është vërtet kënaqësi kur sheh vullnetin e madh që kanë aktivistët e Lëvizjes për të mos lëshuar pe drejt qëllimeve tona të përbashkëta për zhvillim”, u shpreh Durmishi.

Ai nënvizoi se mobilizimi dhe energjia e aktivistëve në terren janë dëshmi e qartë e vendosmërisë për të vazhduar rrugën e ndryshimit dhe progresit në Kosovë.

Source link



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *