Author: arso

  • “Dasma e shekullit, krizë për qytetin” – banorët e Venecias kundër ceremonisë së Jeff Bezos


    Dasma e miliarderit Jeff Bezos me Lauren Sanchez, e planifikuar për më 24 qershor në ishullin San Giorgio Maggiore në Venecia, ka shkaktuar reagime të forta nga banorët vendas.

    Shumë venecianë janë të shqetësuar për ndikimin negativ që ngjarja do të ketë mbi qytetin, i cili tashmë vuan nga pasojat e turizmit masiv.

    Sipas raportimeve, çifti ka rezervuar disa hotele luksoze dhe ka angazhuar të gjitha taksitë ujore në dispozicion, duke kufizuar qasjen për banorët dhe vizitorët e tjerë.

    Pritet ardhja e shumë personaliteteve të famshme, çka do të çojë në masa të rrepta sigurie dhe mbyllje rrugësh, në kulmin e sezonit turistik.

    Banorët janë gjithashtu të shqetësuar për ndikimin ekologjik të ngjarjes, përfshirë përdorimin e avionëve privatë dhe rritjen e ndotjes me dioksid karboni. Aktivistët kanë paralajmëruar protesta, duke akuzuar Bezosin se po e shndërron Venecian në “lojë për të pasurit”.

    Ndërkohë, kryetari i bashkisë Luigi Brugnaro ka konfirmuar se dasma do të zhvillohet dhe se autoritetet po bashkëpunojnë me organizatorët për ta mbajtur ngjarjen në përputhje me vlerat kulturore dhe mjedisore të qytetit.

    Megjithatë, shumë banorë mendojnë se autoritetet janë tepër tolerante ndaj interesave të njerëzve të pasur.



    Source link

  • Miley Cyrus për amësinë: Nuk kam nevojë të bëhem nënë, është një përgjegjësi e madhe

    Miley Cyrus për amësinë: Nuk kam nevojë të bëhem nënë, është një përgjegjësi e madhe


    Këngëtarja amerikane, Miley Cyrus, foli së fundmi hapur për qëndrimin e saj ndaj prindërimit dhe deklarata e saj shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, veçanërisht tek ata që ndajnë të njëjtin mendim.

    Konkretisht, në një intervistë për ‘The Interview’ të publikuar nga New York Times, Miley ndau sinqerisht mendimet mbi jetën e saj private, presionet e shoqërisë dhe vendimin për të mos e parë veten si nënë, të paktën për momentin.

    Ylli i famshëm theksoi se aktualisht nuk ka dëshirë të ketë fëmijë dhe nuk e sheh këtë si diçka që i vjen natyrshëm.

    “Nuk kam nevojë të bëhem nënë. Është një përgjegjësi e madhe, kërkon përkushtim dhe sakrificë të jashtëzakonshme. Nëse nuk është pasioni juaj, është e vështirë të imagjinohet se si mund t’i durosh të gjitha ato që sjell prindërimi – netë pa gjumë, shqetësim të vazhdueshëm dhe vite sakrifice”, tha Cyrus.

    Mendimi i saj u mbështet nga shumë përdorues të rrjeteve sociale, veçanërisht në Reddit, ku shumë prej tyre vlerësuan ndershmërinë dhe qasjen e saj racionale.

    Miley Cyrus zbulon marrëdhënien me prindërit: I respektoj ata si individë më shumë se sa si prindër

    “Është e mahnitshme se sa shumë njerëz hyjnë në procesin e të qenit prindër pa ndonjë dëshirë të vërtetë apo vendim të qartë”, shkroi një përdorues.

    Të tjerë shtuan se nuk ka turp të mos dëshirosh fëmijë dhe se të gjithë kanë të drejtë të zgjedhin rrugën e vet pa pritshmëri të imponuara shoqërore.



    Source link

  • Zbulohet data e finales së madhe të Ferma VIP 2

    Zbulohet data e finales së madhe të Ferma VIP 2


    Tashmë është zbuluar finalja e edicionit të dytë të spektaklit të njohur, Ferma VIP.

    Bëhet e ditur se më 20 qershor do të jetë finalja e madhe e këtij reality shou.

    Ishin vetë fermerët ata që zbuluan datën, përmes një sfide tejet interesante që ju kishte caktuar Agai.

    Të lidhur nga këmbët me njëri-tjetrin, fermerët fillimisht kanë kërkuar për gjashtë çelësa, ku vetëm njëri prej tyre mund të hapte sëndukun ku mbahej pishtari.

    Pasi gjetën çelësin dhe nxorën pishtarin ata ndezën zjarrin, ku më pas u zbulua edhe data e këtij edicioni.

    Luana hapi menjëherë televotimin, ku do të jetë publiku ai që do të vendosë se kush do të jetë finalisti i parë.

    Ndërkaq, dy më pak të votuarit do të shkojnë në televotim dhe njëri prej tyre do të eliminohet.



    Source link

  • Fero dhe Dafina xhirojnë klipin e ri – këngëtarja sfidon të nxehtin në muajin e tetë të shtatzënisë

    Fero dhe Dafina xhirojnë klipin e ri – këngëtarja sfidon të nxehtin në muajin e tetë të shtatzënisë


    Reperi i njohur Fero ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në Instagram, ku shfaqet përkrah këngëtares së njohur Dafina Zeqiri gjatë xhirimeve të videoklipit të tyre të ri muzikor.

    Ajo që bie menjëherë në sy është prezenca e Dafinës në muajin e 8-të të shtatzënisë, por që megjithatë vazhdon të jetë aktive dhe plot energji në realizimin e projekteve të saj artistike.

    Me një pamje të freskët verore dhe buzëqeshje të përhershme, Dafina dëshmon edhe një herë përkushtimin e saj të palëkundur ndaj muzikës dhe adhuruesve të saj.

    Dyshja shfaqen në harmoni të plotë gjatë xhirimeve, duke lënë të kuptohet se pritet një projekt i veçantë që do të sjellë energji të re në skenën muzikore.

    Ky bashkëpunim, që vjen në një moment të rëndësishëm personal për Dafinën, pritet të jetë ndër më të komentuarit në javët në vazhdim.



    Source link

  • Aksidenti i trefishtë në Elbasan, policia jep detaje. 30-vjeçari me plagë në kokë transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë

    Aksidenti i trefishtë në Elbasan, policia jep detaje. 30-vjeçari me plagë në kokë transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë


    Policia e Elbasanit ka dhënë detaje nga aksidenti i trefishtë që ndodhi pasditen e sotme në Elbasan. Sipas policisë, aksidenti rrugor ndodhi reth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”. Në aksident u përfshinë  3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..

    “Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital”, thotë policia.

    Rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..
    Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital.

     

    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

     

    Source link



    Source link

  • Milot Rashica bëhet me shtëpi luksoze në Turqi

    Milot Rashica bëhet me shtëpi luksoze në Turqi


    Futbollisti i njohur shqiptar, Milot Rashica, ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në jetën personale, këtë herë jashtë fushës së lojës.

    Pas një sezoni të ngarkuar dhe disa ditësh pushimi me familjen, Rashica ka vendosur të investojë në një shtëpi luksoze në Turqi, shkruan “Kosovarja”.

    Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një video nga hyrja e rezidencës së re, të shoqëruar me mbishkrimin: “Shtëpia e re”. Pamjet tregojnë një ambient modern dhe të kuruar deri në detaje.

    Ky investim i ri tregon jo vetëm suksesin profesional të Rashicës, por edhe përkushtimin për të krijuar një bazë të qëndrueshme për familjen e tij larg presionit të karrierës sportive.





    Source link

  • Pasi u tha se ka nisur një romancë të re, Sara Hoxha reagon me këtë foto (Foto)

    Pasi u tha se ka nisur një romancë të re, Sara Hoxha reagon me këtë foto (Foto)


    Pas lajmeve që po qarkullojnë se Sara Hoxha ka nisur një lidhje të re dashurie me një djalë që nuk është pjesë e shoubizit, blogerja ka zgjedhur të reagojë në mënyrën më të heshtur, por ndoshta edhe më kuptimplotë.

    Në një postim në InstaStory, Sara ka publikuar një foto të ëmbël krah vajzës së saj, Poem Blu — frut i marrëdhënies së saj të mëparshme me reperin Ledri Vula.

    Në foto, të dyja duken të qeshura dhe të lumtura, ndërsa mungesa e çdo përshkrimi e bën imazhin të flasë vetë: Poem Blu është prioriteti i saj absolut!

    Sara Hoxha në Instagram

    Source link



    Source link

  • Në Kumanovë u mbajt koncerti solemn i edicionit të 9-të i Shoqatës “Pro Art – Simfonik”, një përvojë unike artistike për publikun vendas

    Në Kumanovë u mbajt koncerti solemn i edicionit të 9-të i Shoqatës “Pro Art – Simfonik”, një përvojë unike artistike për publikun vendas


    Mbrëmë në Kumanovë u mbajt koncerti solemn i edicionit të 9-të të organizuar nga Shoqata “Pro Art – Simfonik”, i cili për herë të parë solli një përvojë unike artistike për publikun vendas.

    Skena u shndërrua në një tempull të emocioneve, ku muzika dhe historia u gërshetuan në mënyrë të paharrueshme përmes zërit të fuqishëm dhe prekës të sopranos së njohur Besarta Murtezani, e shoqëruar nga Ansambli “Dardanus”.

    Ky edicion solli për herë të parë një ndërlidhje të thellë shpirtërore: tingujt e lashtë arbëreshë u përqafuan me meloditë e pasura të trevës së Shkodrës – një udhëtim i ndjerë përmes kujtesës, gjuhës dhe krenarisë kombëtare. Publiku u përfshi nga emocione të rralla, teksa kënga arbëreshe – e lindur përtej detit dhe e rritur në heshtjen e kohës – u rikthye fuqishëm në zemrat tona.

    “Kjo mbrëmje është një homazh për trashëgiminë, për gjuhën, për kujtesën kolektive të një populli që këndon edhe kur historia hesht. Ansambli Dardanus dhe sopranoja Besarta Murtezani po ecin me hapa të sigurt në skenat më të rëndësishme të rajonit dhe Europës, duke e përfaqësuar denjësisht këngën më të bukur shqiptare – atë arbëreshe, rrënjët e së cilës janë të thella, përtej detit e përtej historisë së heshtur. Jemi të privilegjuar që i kishim sonte në mesin tonë, duke na dhuruar art të vërtetë dhe krenari të pastër,” – u shpreh Orhan Shaqiri, drejtues i shoqatës “Pro Art – Simfonik”.

    Ky projekt i veçantë u realizua me mbështetjen financiare të Komunës së Kumanovës, në bashkëpunim me Këshillin Komunal, si dhe me ndihmën e partnerëve: kompania “Top Driver”, Komuna e Likovës, dhe media e bashkëpunëtorë të tjerë lokalë, të cilët mundësuan që kjo natë të mbetet gjatë në kujtesën e qytetit.(INA)



    Source link

  • Aksidenti i trefishtë në Elbasan, policia jep detaje. 30-vjeçari me plagë në kokë transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë

    Aksidenti i trefishtë në Elbasan, policia jep detaje. 30-vjeçari me plagë në kokë transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë


    Policia e Elbasanit ka dhënë detaje nga aksidenti i trefishtë që ndodhi pasditen e sotme në Elbasan. Sipas policisë, aksidenti rrugor ndodhi reth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”. Në aksident u përfshinë  3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..

    “Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital”, thotë policia.

    Rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..
    Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital.

     

    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

     

    Source link



    Source link

  • Andrra Destani mahnitë me bukuri, e tëra në të bardha


    Andrra Destani, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Sinan Hoxha, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit gjatë një udhëtimi.

    E veshur me të bardha, Andrra është shfaqur rrezatuese dhe elegante, duke reflektuar një imazh të pastërtisë, qetësisë dhe pozitivitetit, shkruan “Kosovarja”.

    Pamjet e publikuara nga vetë Andrra në rrjetet sociale kanë marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për thjeshtësinë, stilin dhe bukurinë natyrale.

    Andrra është komentuar shpesh për stilin e saj të rafinuar dhe për mënyrën diskrete por gjithmonë tërheqëse me të cilën shfaqet në publik.



    Source link