Author: arso

  • Microsoft përgjigjet përditësimit problematik të fshiu Copilot nga kompjuterët Windows 11


    Në fillim të javës raportuam se Microsoft kishte dërguar një përditësim problematik në Windows 11 që çoi në ç’instalimin e aplikacionit Copilot në disa pajisje.

    I njëjti përditësim shkaktoi probleme me ekranet blu të vdekjes, me SSD-të që dështonin dhe probleme të tjera me RDP.

    Microsoft tashmë ka reaguar duke dërguar një përditësim emergjent i cili adreson problemin e Copilot. Në faqen zyrtare të mbështetjes, Microsoft konfirmoi se përditësimi kishte rikthyer Copilot dhe rivendosur aplikacionin në taskbar.

    Si rezultat është bërë instalimi i tij automatik dhe ngjitja përsëri në taskbar pasi u fshi nga përditësimit i Marsit 2025. Përdoruesit të cilët ende nuk shohin Copilot, Microsoft rekomandon ri-instalimin e Microsoft Store.

    Kompania nuk ka dhënë asnjë shpjegim se çfarë shkoi keq me përditësimin e Marsit. Dyshohet se Microsoft gabimisht kishte çaktivizuar lançimin e Copilot duke bërë ç’instalimin e tij nga sistemet.

    /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Mango kontribuon në kontrollin më të mirë të sheqerit në gjak


    Pemët janë një pjesë thelbësore e një diete të shëndetshme, por hulumtimet e reja zbulojnë se ato sjellin edhe më shumë përfitime nga sa mendonim. Studimi i fundit tani lidh konsumin e mangos me përmirësimin e shëndetit të zemrës.

    Një studim i botuar në revistën Nutrients ekzaminoi ndikimin e mangos së freskët në proceset inflamatore dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës tek të rriturit obezë. Studimi përfshinte 48 persona të moshës 20 deri në 60 vjeç – gjysma e tyre konsumonin dy filxhanë mango në ditë, ndërsa grupi i kontrollit mori një ëmbëlsirë të barabartë me kalori.

    Pas katër javësh, grupi që hëngri mango kishte përmirësuar ndjeshmërinë ndaj insulinës, nivele më të ulëta të insulinës dhe funksion më të mirë të qelizave beta të pankreasit, të cilat janë thelbësore për rregullimin e sheqerit në gjak. Ky zbulim sugjeron se konsumimi i rregullt i mangos mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 dhe kështu të ketë një ndikim pozitiv në shëndetin e zemrës, raporton Best Life.

    Mango është plot me antioksidantë që kontribuojnë në kontrollin më të mirë të sheqerit në gjak, shkruan Index.hr.

    “Përmirësimi i ndjeshmërisë ndaj insulinës nuk është i rëndësishëm vetëm për kontrollin e sheqerit në gjak, por edhe për parandalimin e diabetit. Hulumtimi ynë tregon se shtimi i mangos në dietën tuaj mund të jetë një mënyrë e thjeshtë dhe e shijshme për të mbështetur shëndetin metabolik”, vuri në dukje udhëheqësi i studimit Indika Edirisinghe, professor i shkencave ushqimore.

    Pavarësisht përmbajtjes natyrale të sheqerit, mango nuk shkaktoi shtim në peshë. Për më tepër, ndërsa grupi i kontrollit fitoi pak më shumë peshë, pesha e pjesëmarrësve që hëngrën mango mbeti e pandryshuar.

    Shkencëtarët besojnë se arsyeja mund të jetë përmbajtja e lartë e antioksidantëve në mango, e cila kontribuon në kontrollin më të mirë të sheqerit në gjak. “Këto gjetje hedhin poshtë mitin se mangot ju shëndoshin ose janë të dëmshme për diabetin. Përkundrazi, ato mund të jenë një alternativë më e shëndetshme ndaj ushqimeve të tjera të ëmbla”, shton Edirisinghe.

    #Mango #kontribuon #në #kontrollin #më #të #mirë #të #sheqerit #në #gjak
    #Mango #kontribuon #në #kontrollin #më #të #mirë #të #sheqerit #në #gjak





    Source link

  • “Dardanët” me video motivuese para ndeshjes ndaj Islandës: Forca bijtë e vendit!


    “Estadio Enrique Roca” në Murcia do të jetë skena e një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar.

    Kosova do të përballet sonte me Islandën në ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Kombeve, ku synon të sigurojë një vend në Ligën B për herë të parë.

    “Dardanët” vijnë në këtë sfidë me një avantazh të lehtë, pasi në përballjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, triumfuan me rezultatin 2:1.

    E tifozët e Kosovë, “Dardanët” publikuan një video motivuese para kësaj sfide.

    Sot, le të ketë festë Kosova, le të brohorasin zemrat tona. Për atdheun që e kemi përmbi gjithçka. Një popull i tërë sot sheh me sy nga ju me emocion dhe padurim. Një popull i tërë pret një gëzim të munguar. Forca bijtë e vendit!”, shkruhej në postimin e “Dardanëve”.

    Source link



    Source link

  • Përfundojnë shtatë ditë zie për tragjedinë e Koçanit


    Shtatë ditë zie nacionale të shpallur nga Qeveria për tragjedinë në Koçan përfundojnë sot, por me intensitet të pazvogëluar dhe të paparë do të vazhdojë hetimi i cili do të jetë i drejtë dhe i hollësishëm, porositën sot në konferencë për shtyp zëdhënëset qeveritare Maria Miteva dhe Venera Latifi-Azizi.

    Miteva bëri thirrje të mos spekulohet dhe me narrativa të pavërteta dhe manipuluese të keqpërdoret tragjedia në Koçan sepse, siç tha, ka hetim gjithpërfshirës në të cilin janë përfshirë dhe arrestuar 34 persona dhe ai ende nuk ka përfunduar.

    “Duhet të lejojmë organet e ndjekjes ta kryejnë hetimin – në mënyrë të hollësishme dhe të drejtë. Nuk do të donim të lejohet pengim nga rrjete të ndryshme – përmes thirrjeve për destabilizim dhe skenarë të ndryshëm dhe në çfarëdo lloj mënyre ta dëmtojnë këtë proces. Nga kjo të gjithë duhet të dalim më të fuqishëm, me drejtësi të reflektuar. Kjo qeveri u zgjodh për ta ndërprerë rrethin e indiferencës, ta ripërtërijë besimin atje ku ishte humbur dhe të kujdeset që asnjë e ardhme të mos formohet nga gabimet e së kaluarës. Nuk do të prnaojmë arsyetime të cilat tejet shpesh i lanë qytetarët të pambrojtur. Atje ku të tjerët heshtën, ne do të veprojmë. Në këtë moment të pikëlimit, qëndrojmë së bashku me familjet e prekura dhe premtojmë masa urgjente. Angazhimi ynë është i qartë – drejtësi për të prekurit, transparencë në çdo hap dhe reforma urgjente të cilat do të sigurojnë që kjo të mos përsëritet asnjëherë”, theksoi Miteva.

    Zëdhënësja Venera Latifi-Azizi tha se ngjarja tragjike “na tronditi të gjithëve duke na bashkaur në dhimbje dhe pikëllim të thellë që i tejkalon fjalët”.

    I kumtoi të gjitha hapat e ndërmarrë nga Qeveria për t’i ndihmuar familjet e të lënduarve, shpenzimet që i mbulon, paralajmëroi se prej nesër do të fillojë pagesa e mjeteve për ndihmë nga Kryqi i Kuq dhe se “hetimi do të vazhdojë me intensitet të paparë”. Tregoi edhe për ndihmën nga partnerët ndërkombëtarë dhe solidaritetin i cili, siç tha, nuk njeh kufij.

    “Dhe derisa sot është dita e fundit e zisë nacionale, përkushtimi dhe angazhimi i Qeverisë për t’i mbështetur drejtpërdrejtë të prekurit dhe për ta zbuluar të vërtetën për këtë tragjedi do të vazhdojë me intensitet të paparë… Hetimi për këtë ngjarje tragjike vazhdon me përkushtim të plotë dhe angazhim të madh nga të gjitha institucionet përgjegjëse. Qeveria është e vendosur ta zbardhë të vërtetën dhe të kujdeset që të gjithë që janë prëgjegjës të përgjigjen për veprimet e veta. Askush nuk do të mund të fshihet dhe drejtësia do të përmbushet… Në këtë dhimbje të thellë nuk jeni vetëm, shteti do të qëndrojë afër jush – jo vetëm sot, por deri në fund të këtij procesi, në të cilin do të zbardhim literalisht gjithçka”, theksoi Latifi.



    Source link

  • LIVE, KONFERENCA E SILVINJOS/ Trajneri i Shqipërisë flet për sfidën ndaj Andorrës në Tiranë

    LIVE, KONFERENCA E SILVINJOS/ Trajneri i Shqipërisë flet për sfidën ndaj Andorrës në Tiranë


    Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, ka dalë sot para gazetarëve për konferencën e zakonshme për mediat në prag të sfidës ndaj Andorrës, e dyta në kualifikueset e Botërorit 2026.

    silvinjo

    Shqipëria vjen në këtë ndeshje të dytë duke ditur se i duhet vetëm fitorja, pas një starti me humbje përballë Anglisë tre ditë më parë.

    VIJON…

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Njohja e ndërsjellë zgjidh çështjet Kosovë – Serbi “njëherë e përgjithmonë”, e jo normalizimi i papërcktuar


    Atë çka Bashkimi Evropian e jep vakët si “normalizim i marrëdhënieve” mes Kosovës dhe Serbisë është gjë e papërcaktuar, ka thënë studiesi i lartë në London School of Economics, Leon Hartwell, në një bisedë me “Radio Evropa e Lirë”.

    Në një këshillim publik për emisarin e ri të BE-së, Peter Sorensen, ai thotë se rrënja e problemin është te mosnjohja e ndërsjellë mes vendeve – dhe se adresimi i saj çon te suksesi, e jo ajo çka jepet përmes fjalisë “normalizim i marrëdhënieve”.

    “Është vërtet e rëndësishme që njohja e ndërsjellë të vihet në ballë të këtij dialogu, sepse ideja e normalizimit është shumë e papërcaktuar. Nëse nuk keni një qëllim të qartë, ju as nuk përpiqeni të arrini diçka specifike”.

    “Ndaj, mendoj se Sorensen duhet ta vendosë këtë qëllim përpara, që të mund t’i lëvizë palët në një drejtim të caktuar dhe ta zgjidhë këtë konflikt njëherë e përgjithmonë”, thotë Hartwell.

    Source link



    Source link

  • “Telefonata Trump-Putin, konstruktive”, Kremlini: Një hap drejt takimit ballë për ballë të dy presidentëve!


    Zëdhënësi i Vladimir Putin e ka përshkruar telefonatën midis presidentit rus dhe homologut të tij amerikan Donald Trump si “konstruktive” dhe “shumë respektuese”.

    Dmitry Peskov tha për median shtetërore ruse se thirrja ishte një hap tjetër drejt organizimit të një takimi ballë për ballë mes dy liderëve.

    “Një takim i tillë duhet të përgatitet në mënyrë adekuate. Së pari, duhet të zhvillohen bisedime të vështira teknike. Të hënën, negociatorët tanë do të shkojnë në Riad për të filluar këtë proces kompleks,” shton Peskov.

    Trump më herët tha se telefonata e tij me Putinin ishte “një shumë e mirë dhe produktive”, me një marrëveshje të arritur për “një armëpushim të menjëhershëm në të gjithë energjinë dhe infrastrukturën”.

     



    Source link

  • Rama ‘dush të ftohtë’ operatorëve turistikë: Nëse nuk doni kontrolle, paguani detyrimin te bashkia


    Kryeministri Edi Rama me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaron, zhvilluan një takim me turoperatorët dhe kryetarët e bashkive bregdetare për përgatitjet për sezonin veror 2025.

    Kumbaro tha se këtë vit do të kemi 973 stacione publike plazhi.

    Kemi këtë vit, 973 stacione plazhi publike si asnjë herë më parë, gjithashtu rregullin që në 1 km vijë bregdetare 300 metra të jenë publik. Për të mos qenë vetëm ne anën e publikut, sepse investitorët janë motori i zhvillimit, i kemi dhënë prioritet bizneseve me investime serioze akomoduese. Prioritet u është dhënë strukturave akomoduese me kategorizim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Nuk ka qenë proces i lehtë, edhe pse është proces i ri. Kemi qenë në komunikim të përjavshëm edhe me kryetarët e bashkive. Stacionet e plazhit nuk duhet të jenë biznesi kryesor. Biznesi kryesor është turizmi i qëndrueshëm, plazhi është një aksesor për të krijuar eksperienca për turistët. Plani i masave është gati për këtë sezon veror, është ngritur task-forca”, tha Kumbaro.

    Ndërsa Rama kërkoi që bashkitë të kenë ofertën e tyre, krahas ofertës së privatit për plazhet.

    Të ndërtohet një sistem bashkiak, ku bashkia jo vetëm të ruajë, por të zhvillojë një sipërmarrje bashkiake. Mirë është që të gjitha bashkitë të kenë ofertën e tyre, paralele me ofertën e operatorëve privatë. Kuptohet, me një gamë shërbimi më modeste, sepse nuk do të ndërtojnë bashkitë edhe beach bar-e”, u shpreh Rama.

    Nga Vlorë, ai u tërhoqi vëmendjen operatorëve, kur kërkoi që të deklarojnë të gjitha netët e fjetjes.

    Bëni një hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetjes. Për t’ju dhënë mundësi që të dilnin faqebardhë, ju kemi ulur TVSH-në prej vitesh, më poshtë se të tëra vendet e tjera. Jua kemi ulur 6% që të deklaroni se sa… nga 10 milionë e 555 mijë turistë në 2023, 3 milionë e ca netë të deklaruara qëndrimi. Është pak problem. Këtë vit do t’ju japim mundësinë që ju të bëni paradeklarim. Nëse nuk doni as kontrolle, deri në maj, do të paguani detyrimin te bashkia. Përgatituni se në 2026 nuk do keni nga të lëvizni më se do fusim platformën digjitale e-visitors”.

     

    Source link



    Source link

  • Babai i Jozit vlerëson lojën e banorit pas rikthimit në BBV

    Babai i Jozit vlerëson lojën e banorit pas rikthimit në BBV


    Babai i Jozit, Pjetër Marku, ka komentuar lojën e djalit të tij në “Big Brother VIP”.

    Në një komunikim me moderatoren e “Fan Club”, Heidi Bacin, ai vlerëson lojën e Jozit pas rikthimit në shtëpi, ndërsa lojën e mëparshme e cilëson të ashpër dhe të gabuar.

    “Ju falenderoj përzemërsisht për ftesën. Në pamundësi për të dalë në ekran, po ju dërgoj komentin tim pas kërkesës suaj për djalin tim, Jozin. Me rikthimin, ai po tregon veten e tij të vërtetë. Loja e tij herën e parë ishte e ashpër dhe e gabuar. Më kanë mbetur merak, debatet e tij me Rozanën dhe situata me Gjestin, sepse doli në një kontekst të gabuar dhe na shqetësoi shumë. Në pëlqejnë gërricjet dhe shakatë që ka Jozi me Gjestin, sepse i japin frymë shtëpisë”.

    Pjetër Marku ka folur dhe për raportin e Jozit me Loredanën. Sipas tij, dy banorët kanë ndjenja për njëri-tjetrin. “Nuk jemi aspak kundër që ata të njihen jashtë”, shkruan babai i Jozit.

    “Përsa i përket Loredanës, ne mbështesim zgjedhjet e djalit tonë, por ne duam që ai të luajë lojën e tij. Do të doja të shikoja Jozin si lojtar dhe flirtet ndodhin në varësi të situata brenda në shtëpi. Ata kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe ne s’jemi aspak kundër që të njihen jashtë. Për sa i përket prindërve të Loredanës, në i mirëkuptojmë për shqetësimet e mëparshme. Di që them që Jozi na ka bërë krenarë. Këshilla ime për të ka qenë ta shijojë ‘Big Brother’, pavarësisht si interpretohen gjërat”.





    Source link

  • Shpresoj mos ta kërkoni si kryetar bashkie – botimet.com


    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me turoperatorët në Vlorë, ironizoi një premtim të vjetër të Lulzim Bashës për ndërtimin e një trami në Tiranë.

    Duke iu përgjigjur kërkesës së një operatori turistik për ndërtimin e një trami në Vlorë, Rama e shfrytëzoi rastin për të thumbuar Bashën.“Për tramin në Vlorë të thashë, do të na duhej Luli.

    Ne nuk dimë të bëjmë trame, Luli ka bërë një tram në Tiranë, i cili, siç e kanë parë qytetarët, është shumë i suksesshëm dhe kapërcen gjithë problematikat e trafikut. E kishte planin që ta çonte deri në Durrës, por, për shkak se e zuri gjumi, e la vetëm në Tiranë,” u shpreh Rama me ironi.

    Kryeministri shtoi se shpreson që Vlora të mos e kërkojë Lulzim Bashën si kryetar bashkie, duke vijuar ironinë për ish-kreun e Partisë Demokratike dhe projektet e tij të parealizuara.

    ” Nuk e di sa mund të bashkëpunohet me të, për shkak të tramit, por mos na mërzitet Vlora dhe na kërkon Lulin kryetar bashkie,” tha ai.



    Source link