Nisja e konsultimeve – Osmani pret krerët e partive për datën e zgjedhjeve
1
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pasi shpërndau Kuvendin, ka ftuar në takim krerët e partive politike.
Takimi sapo ka nisur, dhe nga pamjet shihet se lideri i VV, Albin Kurti nuk ndodhet në takim.
Prezent janë parë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.