Klodit i ndodh e papritura, Elijona reagon e revoltuar
5
Një situatë krejtësisht e papritur ka ndodhur së fundmi me një prej personazheve më të përfolur të edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova 4. Ish-finalisti Klodi, duket se ka mbetur (momentalisht) pa llogarinë e tij në Instagram.
Profili i tij shfaqet me mbishkrimin “User not found”.
Ndonëse ende nuk dihet me saktësi nëse bëhet fjalë për një sulm kibernetik, raportime të shumta, apo një bllokim të përkohshëm nga vetë platforma, zhdukja e adresës ka shqetësuar menjëherë fansat e tij.
Mirëpo, ajo që ka tërhequr vëmendjen më shumë është reagimi i menjëhershëm i Elijonës.
Elijona ka shpërndarë në profilin e saj një Instastory ku shihet profili i bllokuar i Klodit, duke i bashkëngjitur një kunjë të fortë e të drejtpërdrejtë për personat që fshihen pas këtij akti.
“Xhelozia është smujë e madhe,” – ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se mbyllja e Instagramit të Klodit ka ardhur si pasojë e qëllimeve të këqija dhe raportimeve me dashje nga njerëz ziliqarë.
Mbetet të shihet nëse Klodi do të arrijë ta rikthejë llogarinë e tij e të sqarojë për ndjekësit se çfarë ka ndodhur realisht me profilin e tij.