Milot Rashica bëhet me shtëpi luksoze në Turqi


Futbollisti i njohur shqiptar, Milot Rashica, ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në jetën personale, këtë herë jashtë fushës së lojës.

Pas një sezoni të ngarkuar dhe disa ditësh pushimi me familjen, Rashica ka vendosur të investojë në një shtëpi luksoze në Turqi, shkruan “Kosovarja”.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një video nga hyrja e rezidencës së re, të shoqëruar me mbishkrimin: “Shtëpia e re”. Pamjet tregojnë një ambient modern dhe të kuruar deri në detaje.

Ky investim i ri tregon jo vetëm suksesin profesional të Rashicës, por edhe përkushtimin për të krijuar një bazë të qëndrueshme për familjen e tij larg presionit të karrierës sportive.





Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *