Ana Ejupi, ka bërë një reagim publik në mbrojtje të vëllait të saj të vogël, Lisit, pas disa komenteve të pavenda që ai ka marrë në rrjetet sociale.
Përmes një videoje, Ana shprehu zhgënjimin e saj me të rinjtë që zgjedhin të lënë komente negative në profilin e një fëmije. Ajo sqaroi se kritikat lidheshin kryesisht me theksin e vëllait të saj në gjuhën shqipe, duke shpjeguar se 12-vjeçari flet 3-4 gjuhë të ndryshme dhe kjo ndikon natyrshëm në artikulimin e tij.
Ajo theksoi se familja e saj nuk preket nga këto fjalë, pasi ai po rritet në një ambient shumë të edukuar. Megjithatë, Ana ngriti shqetësimin e rëndësishëm për ndikimin që kjo lloj qasjeje në internet mund të ketë te fëmijët e tjerë që mund të jenë më të ndjeshëm emocionalisht.
Në fund, ajo përcolli një mesazh shumë të vlefshëm për të rinjtë: “Shfrytëzojeni mundësinë për të studiuar, për të mësuar diçka të re dhe për t’u kënaqur me jetën tuaj, në vend që të harxhoni kohë me komente të tilla.”/PrivebyLS