“Vajzat më refuzojnë sepse jam shumë i mirë” – Ora Info
Influenceri Klodian Mihaj ka ndarë një eksperiencë personale gjatë diskutimit në rubrikën “Trotuar” të emisionit “E Diell” në Top Channel, ku tregoi se është refuzuar nga vajzat pikërisht për shkak të sjelljes së tij tepër të mirë.
“Je shumë djalë i sjellshëm për mua”, është një nga komentet që, siç tregoi ai, ka marrë gjatë njohjeve romantike.
I pyetur nëse i kishte ndodhur që vajzat ta konsideronin tepër të sjellshëm, Klodi u përgjigj se po, duke treguar se disa prej tyre duket se kanë preferuar një tip mashkulli më dominant dhe më pak xhentëlmen.
Gjatë bisedës, ai u shpreh se është rritur me parime dhe se beson që një marrëdhënie ndërtohet mbi respektin dhe vlerat njerëzore, jo mbi paratë apo dhuratat e shtrenjta.
Klodi komentoi gjithashtu prirjen e disa vajzave për t’u tërhequr nga meshkujt që shfaqin luksin përmes makinave të shtrenjta dhe stilit të jetesës, edhe kur në marrëdhënie mund të mungojë komunikimi dhe përkushtimi.
Deklaratat e tij hapën diskutimin mbi preferencat në njohjet romantike dhe arsyet pse ndonjëherë sjellja e mirë nuk mjafton për të krijuar tërheqje mes dy personave.