Anila Kalleshi, dietologe klinike, ishte në një lidhje direkte për Ora News për të folur mbi rreziqet e dietave ekstreme që shpërndahen në rrjetet sociale, sidomos para sezonit të verës.
Ajo theksoi se kërkimi i “trupit perfekt” për pushime shpesh çon në pasoja të rënda shëndetësore.
“Kur njerëzit ndjekin dieta ekstreme, shmangin vakte, përdorin lëngje detoks pa vlera ushqyese apo kufizojnë shumë kaloritë, e vendosin organizmin në një gjendje urie të tmerrshme dhe humbasin vetëm ujë, jo yndyrë. Pas kësaj, efekti yo-yo i rikthen kilogramët, shpesh dyfish.”- tha ajo.Ndërkaq, dietologia shtoi se shmangia e karbohidrateve na çon drejt deficencës së vitaminave.
“Shmangia kategorike e karbohidrateve komplekse dhe dietat me shumë pak kalori mund të shkaktojnë deficenca të vitaminave dhe mineraleve. Kjo e dobëson organizmin, edhe pse dikur mund të duket se po humb peshë. Fokusi duhet të jetë një trup i shëndetshëm, jo eksperimentet e rrezikshme që promovohen në rrjetet sociale.”- u shpreh Kalleshi.Dietologia këshillon të konsultoheni gjithmonë me profesionistë dhe të ndiqni një stil jetese të balancuar, për të ruajtur mirëqenien afatgjatë.