Cili është raporti i Mimoza Ahmetit me Arbana Osmanin pas “Ferma VIP”?
37
Poetja Mimoza Ahmeti u shpall fituese e reality show-t “Ferma VIP”, pas një rrugëtimi të gjatë dhe me shumë sfida brenda formatit.
Gjatë javëve të para të spektaklit u krijua përshtypja se raporti i saj me moderatoren Arbana Osmani nuk ishte ndër më të afërtit.
Pas përfundimit të spektaklit, Ahmeti ka folur me vlerësim për stafin e emisionit dhe për Arbana Osmanin, duke treguar se në fillim kishte ndier njëfarë hezitimi ndaj saj, shkruan “Kosovarja”.
Ndërkohë, pas mbylljes së “Ferma VIP”, raporti mes tyre duket i qetë, ndërsa të dyja vazhdojnë të ndiqen edhe në Instagram.
