Në ekran shfaqet foto e tij me Mirin në nominim – Rogerti ulet në gjunjë dhe bën veprimin e papritur – Kape Lajmin

March 25, 2026








Banorët e Big Brother VIP Albania 5 janë vënë përballë një prej sfidave më të vështira të lojës, ‘sfida e mosreagimeve’, ku duhet të qëndrojnë plotësisht të qetë pavarësisht situatave që ndodhin rreth tyre.

Për ta bërë provën edhe më sfiduese, në shtëpi janë rikthyer përkohësisht ish-banorë të këtij edicioni, mes tyre Seno dhe Kristi, duke krijuar momente të papritura për konkurrentët aktualë.

 

Ndërkohë, produksioni ka testuar reagimet e banorëve edhe përmes një lajmi të rremë, ku pretendohej se DJ Gimbo ishte arrestuar.

Megjithatë, banorët janë përpjekur të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

 

Një tjetër moment i papritur ka ardhur kur në monitor është shfaqur një foto e Mirit dhe Rogertit, duke lënë të kuptohet se ata ndodhen në nominim kokë më kokë.




Source link