GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, vazhdon qëndrimin në qeli
2
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Ish-presidenti i Shqipërisë do të vazhdojë të qëndrojë në qeli, shkruan A2, transmeton Klankosova.tv.
Përmes avokatit Kujtim Cakrani, në seancën ku nuk ishte prezent, Ilir Meta ka qenë i gatshëm për një garanci pasurore prej 5 milionë lekësh në këmbim të zbutjes së masës.