Arbnora Ademaj në zi, humb familjarin e saj të dashur

July 13, 2026


Modelja dhe ish-missi shqiptar, Arbnora Ademaj, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë, duke njoftuar ndarjen nga jeta të axhës së saj, Fadil (Rrahmon) Ademaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehu dhimbjen e thellë për humbjen, duke theksuar se largimi i tij ka lënë një zbrazëti të madhe në zemrat e familjarëve.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të axhës sonë të dashur, Fadil (Rrahmon) Ademaj. Largimi i tij ka lënë një zbrazëti dhe dhimbje të madhe në zemrat tona, por kujtimi, mirësia, dashuria dhe respekti për të do të mbeten përgjithmonë me ne,” thuhet në njoftim.

Arbnora bëri të ditur gjithashtu se familja do të njoftojë më vonë për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit./Kosovarja




Source link