Nga “Gonxhe Gajdexhiu te Luvri “gjirokastrit””/ Injoranca e banorëve në sfidën me pyetje, Selin del kampione e gafave

March 16, 2026


Sfida e fundit e “Vëllait të Madh” për të testuar njohuritë e përgjithshme të shtëpisë ka rezultuar në një spektakël të vërtetë humori.

Në vend që të tregonin kulturën e tyre, banorët kanë dhuruar një seri gafash historike dhe gjeografike që kanë bërë xhiron e rrjetit.

Më poshtë i keni të ndara disa prej tyre sipas secilit banor:

Selin Bollati (Kampionia e gafave)
Sa vite ka një shekull? Ka 10 vite.

Çfarë produkti ushqimor i hidhet të sapomartuarve për prosperitet? Banane.

Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Agnesë Tereza ose Anjezë Tereza.

Sa ngjyra ka ylberi? 8 ngjyra.

Në cilin vit u shpall Pavarësia e Kosovës? Sa bëri, 14 më duket?

Kush e ka shkruar poemën “Lahuta e Malcís”? Migjeni.

Në cilin kontinent ndodhet Egjipti? O Zot sa turp! Pas.

Sa shenja horoskopi ka? 9 mendoj.

Kush e ka shkruar romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”? Nuk ja kam idenë.

Dj Gimbo
Sa shenja ka horoskopi? 6 më duket? Apo 8? 6-7-8 / 6 Gimbo.

Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Nëna Terezë i kam thënë gjith’.

Në cilin vit u shpall pavarësia e Kosovës? 17 shkurt 2007, jo 2009.

Nikol
Sa vite ka një shekull? 15 vite.

Cili është mali më i lartë në Shqipëri? Mali i Dajtit.

Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Ua, ua, ua. E di. Ua, ua.

Sa shtete ka SHBA? 27.

Kush e shkroi Iliadën dhe Odisenë? Shekspiri.

Brikena
Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Kalkuta diçka…

Njësia monetare zyrtare e Anglisë? Dollari… Vëllai i Madh unë jam rrit në Itali.

Cila ditë e vitit njihet si “dita e gënjeshtrave”? Nuk e di.

Mateo
Sa ngjyra ka ylberi? 12 po ja fus. S’ja kam idenë.

Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? (Qesh pa dhënë përgjigje).

Lumi më i gjatë në Shqipëri? Vjosa.

Në vitin 2025 u shpall zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jo materiale në listën e UNESCO-s cili instrument muzikor që përdoret në veri të Shqipërisë? Flauti.

Rogerti
Në cilin qytet ndodhet Muzeu i Luvrit? Hajt po them Gjirokastra.

Juela
Kush është autori i veprës “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”? Nuk ja kam idenë.

Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Gonxhe Gajdexhiu.

Miri
Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Maria Tereza.

Mali
Cili është mali më i lartë në Shqipëri? Unë jo.

Shendriti
Në cilin kontinent ndodhet Egjipti? Azi.

Artani
Cili planet njihet si planeti i kuq? Saturni.

Edisa
Cili është lumi më i gjatë në Shqipëri? Erzeni.

Në cilin vit u shpall pavarësia e Kosovës? 2015.



Source link