Makina përplaset me motorin në Pogradec, humb jetën 26-vjeçari – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Starovë të Pogradecit.
Mësohet se një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit,
drejtuesi i motorit, 26 vjeç, ka humbur jetën nga plagët e marra.
Ende nuk ka informacion mbi identitetin e viktimës, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti mbeten të paqarta. Pritet që hetimet të zbardhin shkaqet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.