“Kjo është jeta miku im”, Egzoni rikthehet në rrjete me dhimbjen për Laurentin – Ora Info
Pas një kohe, Egzon Sahiti është rikthyer në rrjetet sociale. Në fokus kanë qenë edhe komentet e ndjekësve, të cilët nuk kanë ngurruar t’i shprehin mbështetjen në këtë periudhë të vështirë.
Një nga komentuesit e ka përshëndetur me fjalët “Mirë se u riktheve”, ndërsa përgjigjja e Egzonit, “Kjo është jeta, miku im”, e shoqëruar me një zemër të thyer, ka tërhequr vëmendjen, shkruan IndeksOnline.
Në një tjetër koment, ai është këshilluar që të vazhdojë përpara dhe të përqendrohet te planet dhe synimet e tij. Egzoni është përgjigjur shkurt: “Allahu e din ma mirë…”.

Rikthimi i tij vjen më shumë se një muaj pas ndarjes nga jeta të mikut të tij, Laurentit. Ndërkohë, reagimet në postim tregojnë se ndjekësit kanë zgjedhur t’i qëndrojnë pranë përmes mesazheve të përkrahjes në këtë moment të vështirë.

