Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit – Lajme Big Brother Vip
Disa prej shenjave do të përballen me ndryshime, rikthime nga e kaluara dhe çështje që kërkojnë zgjidhje, ndërsa të tjera mund të përfitojnë nga energjitë pozitive të muajit.
Kështu u shpreh astrologia, Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Rudina”, Tv Klan, e cila sqaroi se për lëto shenja do të ketë dhe zhvillimet astrologjike më të forta të tetorit.
Shehu u ndal dhe te datat më të rëndësishme të muajit, mes tyre Hëna e Re në Peshore më 10 tetor, Mërkuri i kundërt në Akrep më 24 tetor dhe Hëna e Plotë në Dem më 26 tetor.
“Muaji tetor në fakt është futur me një Afërditë të kundërt në shenjën e Akrepit. Afërdita e kundërt normalisht sjell edhe probleme ekonomike, sjell edhe probleme të sensit sentimental-erotik, sepse është një Afërditë e kundërt.
Në datën 10 kemi një Hënë të Re në Peshore, që do të sjellë dhe ekuilibër. Por në datën 24 futet Mërkuri i kundërt në Akrep. Dhe Mërkuri i kundërt në Akrep, ashtu si dhe bashkë me Afërditën në Akrep, tentojnë shumë të rregullojnë gjëra dhe çështje të thella që na ngelën në mendje, dhe synojnë të zbulojnë, të nxjerrin akoma më shumë situata që ne nuk i dimë. Këtu do të ndikohen më shumë Akrepi, Ujori, Luani dhe Demi.
Në datën 26 kemi Hënën e Plotë në Dem, që dhe ajo do të jetë shumë e rëndësishme për këtë të kryqit të qëndrueshëm, pra siç thashë Akrep, Dem, Luan, Ujor”, u shpreh astrologia Meri Shehu.
Më poshtë është renditja e shenjave të horoskopit nga më me pak fat, tek ajo më me shumë.
Peshqit
Peshqit në shenjën e 12-të patën zhgënjime ekonomike, gjëra të rëndësishme, por plus Hëna e Re në Peshk tenton të çlirojë disa çështje të rëndësishme të punëve sepse janë të bllokuar. Por deri në datën 10 shikojmë një bllokim akoma, plus dhe Mërkuri në Akrep, plus dhe Afërdita e kundërt në Akrep, jep një lloj pasigurie në gjendjen e tyre emocionale ose në planifikimet e tyre, kontaktet me ligjin, udhëtime, gjëra të tilla. Dhe pas datës 25 futet Afërdita e kundërt mbrapsht duke ecur në Peshore, kështu që shumë çështje pune fillojnë dhe komplikohen shumë për Peshqit. Prandaj janë dhe në këtë pozicion, sepse sa rregullojnë një gjë, komplikohen akoma dhe më shumë, pavarësisht Hënës së Re në Peshore.
Bricjapi
Edhe Bricjapët vazhdojnë të jenë prapë të keqkuptuar. Hëna e Re në Peshore tenton tek Bricjapët të japë një çlirim në lidhje me punën, me karrierën dhe jetën e tyre për sa i përket një pozicionimi të lartë. Por përsëri pas datës 25 Afërdita e kundërt në Peshore e përmbys këtë projekt që del rreth datës 10. Pra i jep një sforcim, një përmbysje ose një afat tjetër, pra e shtyn në kohë. E shtyn deri nga mesi i nëntorit, kështu që shumë Bricjapë nuk do ta ndjejnë veten të pozicionuar mirë në ndryshimet që do bëhen, sidomos çështje karriere dhe familje.
Dashi
Dashët e kishin Hënën e Plotë në shenjën e tyre. Kjo vazhdon si ndikim edhe dy javë. Ishte Hënë e bukur, por zhgënjyese. Shumë Dashë mund të kenë marrë një zhgënjim në jetën personale. Vazhdon prapë Afërdita e kundërt në Akrep, që për Dashët ka të bëjë me ekonominë dhe me gjendjen e tyre personale, përsëri kjo ka një kundërshtim të madh, derisa Dashët të tentojnë të bëjnë diçka ose të rregullojnë diçka në marrëdhënie me të tjerët pas datës 25, kur Afërdita kthehet e kundërt në Peshore dhe aty do të shikojnë çfarë është gabuar në një bashkëpunim, ose në martesë, ose në një lidhje, për sa i përket punëve dhe situatave të ndryshme të tyre. Hëna e Plotë në Dem tregon një pasiguri ekonomike në datën 26.
Demi
Demat do kenë Hënën e Plotë në shenjën e tyre në datën 26, por janë një nga shenjat që do goditen nga Mërkuri i kundërt në Akrep në datën 24. Afërdita është bërë e kundërt pra në Akrep, përballë shenjës së tyre. Po presim datën 26 që Demat të kuptojnë më në fund pazëllin e vështirësive të tyre ose ku ka ngecur situata. Mos të themi që Demat fillojnë e çlirohen pas mesit të nëntorit, por të paktën do kuptojnë gjëra shumë të rëndësishme rreth datës 26. Dhe kemi një fillim të mirë punësh për ta rreth datës 10 me Hënën e Re në Peshore. Këtë do ta shikojnë me një qetësi ose mund të marrin një energji pozitive.
Gaforrja
Gaforret si shenjë kardinale me Hënën e Plotë në Dash nuk është se patën ndonjë shkëlqim të madh. Dhe ai shkëlqim që kanë pasur në karrierë do shikojnë edhe këto dy javë se mos rrezikojnë të bien. Por shumë planete të kundërt në Akrep tregojnë që në jetën e tyre personale erotike do ketë ngatërresa, kthime nga e kaluara, persona nga e kaluara, punë nga e kaluara, problematika nga e kaluara. Kanë filluar këto me Afërditën e kundërt që kanë bazë ekonomike dhe erotike, por kur të futet dhe Mërkuri në datën 24, do bëhet një rrëmujë e madhe në projektet dhe gjërat që ata duan më shumë. Kështu që të shikojnë të rregullojnë çfarë të jetë më shumë e mundur, dhe ndoshta të merren me çështjet familjare rreth datës 10 në një ndryshim, në një rregullim, në një zhvendosje, do ishte mirë për ta.
Binjakët
Binjakët duken sikur s’kanë asnjë gjë me gjithë këto situata, por do merren me punën, me flirtet, me pagesat, me komunikimin me eprorët. Pas datës 24 do kenë problematika, debate, situata të cilat do duhet t’i rregullojnë. Por kanë një lajm të mirë erotik në datën 10, sikur çlirohen ose bëjnë jetë më të bukur ose u ecën një projekt, gjëra të tilla. Por pas datës 25 do kthehen situata nga e kaluara në jetën e tyre personale që janë të ndërlikuara dhe nuk do t’i lënë që këtë të ecin para me këto projektet e datës 10. Pra fillojnë diçka të re, por në datën 25 kujtohet dikush nga e kaluara e i thotë: “Prit njëherë se s’i ke larë hesapet me mua.” Kështu që do kenë kujdes Binjakët në këtë fazë, të paktën deri në mesin e nëntorit.
Virgjëresha
Jeni në një pozicion komod, sido që të jetë jeni në mes. Dhe kjo është si e mbrojtur sepse këto planete të kundërt në Akrep nuk është se ju kundërshtojnë, thjesht rregullojnë ato pasuritë ose problemet që mund të keni pasur në një projekt. Por takimet dhe punët fillojnë të ngadalësojnë shumë pas datës 24 me Mërkurin e kundërt. Ose do rregullohen në mënyrë perfekte, ose ju nuk do futeni dot në një marrëdhënie pune ose në një projekt ose në një situatë që doni ta sqaroni, ose dhe udhëtime, apo çështje ligjore, kontakte me jashtë, të gjitha këto. Por në Akrep preken dhe sigurinë ekonomike dhe gjërat personale shumë. Por kemi një lajm të mirë ekonomik në datën 10 nëse ju intereson Virgjëreshave, aty mund të kapeni.
Shigjetari
Shigjetarët janë ngritur lart sepse faktikisht do kenë një jetë personale shumë të vrullshme, por shumë të mbyllur në vetvete. Nuk do lejojnë që dikush të marrë pjesë ose ta kuptojë se çfarë planesh kanë në mendjen e tyre. Por bëhet fjalë që edhe me Afërditën e kundërt tani, projektet ekonomike, punët, prapaskena ose punë jo të deklaruara t’i shikojnë me kujdes. Pas datës 24 fillojnë problematikat në punë, në pasiguri, prapaskena, armiq, kundërshtarë. Por kjo nuk do të thotë se prishet tabloja, sepse Marsi në Luan dhe Jupiteri në Luan janë një garanci e mirë për Shigjetarët dhe vazhdojnë, dhe Hëna e Re në Peshore është një garanci e mirë. Kujdes me shëndetin rreth datës 26.
Ujori
Ujorët janë nga ato shenjat fikse dhe do marrin pjesë, prandaj janë në vendet e para këto shenja, sepse edhe Afërdita e kundërt në Akrep ka të bëjë më shumë me çështjet familjare, rregullime, stabilizime, investime. Pas datës 24 Mërkuri i kundërt prapë në çështje familjare, ndonjë ndërtim, ndonjë rregullim, ndonjë udhëtim, ndonjë mbledhje familjare ose kontakt ose bashkëjetesa ose rikthime nga e kaluara. Të gjitha këto fillojnë e bëjnë jetën e tyre shumë interesante dhe me shumë projekte, pavarësisht se planetët janë të kundërt, pra i vë këto në qendër të vëmendjes. Plus bashkëpunimet janë shumë të mira dhe me Marsin në Luan dhe me Jupiterin në Luan, dhe Ujorët dhe me Hënën e Re në Peshore mund të bëjnë ose tentojnë në një udhëtim jashtë ose në një punë që mund të ketë garanci dhe të publikohet edhe jashtë vendit ose të ketë një afirmim më shumë se sa në vendin e tyre.
Luani
Luanët do të mbështeten vetëm nga Hëna e Re në Peshore në datën 10, sepse tiparet e tjera janë të bllokuara. Janë të bllokuara, do thoni ju pse janë? Janë mirë se kanë Marsin në shenjën e tyre dhe ai ju shpëtoi nga përballja me Plutonin që thamë herës tjetër do jetë javë e dhunshme, problematike. Kanë shpëtuar kështu që ecin mirë me planetët dhe me energjinë. Kanë një energji të mirë që çfarëdo që të ndodhë ose nga trazohet që mund të kenë përreth, e kanë atë bindjen ose vetëbesimin që gjërat do shkojnë mirë.
Por Hëna e Plotë në datën 26 që është në Dem ka të bëjë shumë me çështje të karrierës dhe të punës. Afërdita e kundërt në Akrep edhe Mërkuri i kundërt në Akrep në datën 24, problematika familjare. Pra ky bosht, problematika familjare-karrierë do jetë boshti më i rëndësishëm. Por e rëndësishme është që kanë energji shumë pozitive dhe Hëna e Re në datën 10 është shumë pozitive për Luanët, për bisedime, takime të këndshme, lajme të mira dhe udhëtime të shkurtra, jo shumë të gjata, por pozitive.
Akrepi
Afërdita e kundërt në shenjën e tyre mund të rregullojë shumë gjëra në jetën e tyre personale, ose çështje biznesi që kanë pasur detyrime ekonomike, prapambetje, vonesa, ku e di unë se çfarë.
Në datën 24 futet edhe Mërkuri i kundërt në shenjën e tyre, kështu që përsëri takime, ritakime, më shumë do luajnë me pjesën e së kaluarës për ta rregulluar. Akrepët do rregullojnë shumë gjëra në këtë periudhë. Dhe Hëna e Plotë në Dem përballë shenjës së tyre thotë që edhe në martesë, edhe në bashkëpunime do lëvizin shumë forca të mëdha. Janë në këtë pozicion sepse këtu do jenë të gjitha energjitë e mbledhura dhe shumë Akrepë do shikojnë ndryshime interesante. Dhe Hëna e Re në Peshore bën mirë për psikologjinë e tyre të paktën rreth datës 10.
Peshorja
Përveç faktit që është Hëna e Re në datën 10, kjo do të thotë që Peshoret do ndryshojnë energji, stil, pamje, rregull, do kenë një hapje të re se të gjithë i kishit me të kaluarën. Peshoret të paktën fillojnë diçka më me pozitivitet, por mos harrojmë që në datën 25 Afërdita nga Akrepi kthehet në Peshore edhe një herë. Kjo do të thotë që shumë Peshore, nëse e kanë kaluar periudhën e shtatorit bukur se kishin Afërditën në shenjën e tyre, mund t’i rikthehen edhe një herë disa situata të bukura. Por nëse kanë pasur ndonjë ndarje, ndonjë keqkuptim, ndonjë pasiguri, ndonjë humbje pune, ndonjë humbje ekonomike ose ndonjë vonesë, tentohet që kjo të rregullohet gjatë periudhës pas datës 25 deri në mes të nëntorit.
/tvklan.al