Videot e nxehta të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën veprimin e papritur – askush nuk e mendonte një gjë të tillë – Ora Info
Teksa në rrjetet sociale vijojnë të qarkullojnë materiale intime të regjistruara në ambiente private të kompozitorit Adrian Hila, policia ka pranuar denoncimin e parë lidhur me shpërndarjen e tyre.
Sipas Top Channel, një këngëtare nga Kosova me inicialet E. A. ka dhënë deklarimin e saj para policisë dhe më pas ka denoncuar një person që dyshohet se ka shpërndarë videot.
Sipas dëshmisë së saj, kompozitori nuk është personi që ka nxjerrë pamjet. Ajo ka përmendur para autoriteteve edhe një person që, sipas saj, ishte ndër të parët që i publikoi videot në portale.
Në lidhje me rastin, policia ka marrë gjithsej katër deklarime. Mes personave të pyetur janë tre këngëtare, E. F., B. M. dhe E. A., si dhe vetë Adrian Hila.
Kompozitori ka deklaruar se pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në ambientet e tij private janë hakuar.
Hila po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “ndërhyrje e padrejtë në jetën private”.
Policia ka kontaktuar gjithashtu edhe një këngëtar të ri me inicialet G. H., i cili, sipas raportimit, shfaqet në disa prej pamjeve. Ai ka deklaruar se marrëdhënia ka qenë konsensuale dhe se ka nisur pasi kishte arritur moshën madhore.
Për rastin, Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori për vepra penale që lidhen me përgjimin e paligjshëm të të dhënave kompjuterike, ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike, keqpërdorimin e pajisjeve dhe ndërhyrjen e padrejtë në jetën private.
Hetimet për rastin po vazhdojnë./ORAinfo/
