Ndarja me Top Channel, Arjan Konomi nxjerr audion me zëvendës-drejtoreshën – Lajme Big Brother Vip
Arjan Konomi ka bërë sot një sqarim publik për raportin e tij me Top Channel, duke zbuluar detaje nga një përplasje që, sipas tij, ka ndikuar edhe në vazhdimësinë e tij në ekran.
Ish-opinionisti i “Për’puthen” sqaroi fillimisht se personi për të cilin kishte folur më herët nuk ishte Sara Hoxha. Ai tha se nuk ka dijeni për ndonjë qëndrim të saj dhe se nuk dëshiron t’i atribuojë përgjegjësi për atë që ka ndodhur.
Konomi e drejtoi reagimin ndaj Steliana Selmanit, të cilën e prezantoi si zëvendës-CEO të Top Channel. Sipas versionit të tij, ajo e kishte telefonuar pas komenteve publike që ai kishte bërë për Linda Ramën.
“Ke bullizuar një femër. Nuk i flitet ashtu një femre”, pretendon Konomi se i është thënë gjatë telefonatës, duke shtuar se kritikat lidhen me mënyrën se si ai kishte komentuar Linda Ramën pas një incidenti në Vuno.
Por, sipas Konomit, diskutimi nuk ishte ndalur aty. Ai pretendon se nga drejtuesja i ishte bërë e qartë se, duke qenë imazh i Top Channel, nuk mund të shprehte qëndrime politike apo të merrte pjesë në protesta.
“Je imazhi i Top Channel-it dhe nuk mund ti të shprehësh bindje dhe gjëra politike. Nuk mund të marrësh pjesë në protesta”, citoi ai nga biseda.
Konomi tha se kishte kundërshtuar këtë qasje, duke argumentuar se formati ku ishte pjesë ishte një emision dashurie dhe jo një program politik. Sipas tij, në atë moment kishte kuptuar se bashkëpunimi me televizionin mund të kishte përfunduar, duke u ankuar edhe për kohën kur i ishte komunikuar situata.
“Po ta dija kështu që në mes të beharit, do kisha bërë plane të tjera… tani në fund të sezonit, ku çdo gjë është mbyllur, mbetem i papunë”, tregoi ai.
Pikërisht këtu Konomi pretendon se kishte ardhur edhe përgjigjja që e kishte konsideruar fyese: “Po, se ti nuk e mbyll buçën”.
Për ta mbështetur versionin e tij, Konomi publikoi edhe një audio, të cilën e prezantoi si përgjigjen e Steliana Selmanit pas mesazhit ku ai i kishte shprehur pakënaqësinë.
Në audio dëgjohet një zë që shpjegon se vendimi kishte të bënte me situatën në të cilën ndodhej Konomi dhe me faktin se për “Për’puthen” kërkohej diçka tjetër. Sa i përket shprehjes që kishte shkaktuar përplasjen, ajo sqarohet si një koment i bërë në kontekst miqësor dhe humoristik.
“Fjalën ‘mbyll buçën’ nuk e thashë fare në kontekstin që do ta marrësh ti. Ta kam thënë në kontekstin konfidencial, miqësor dhe humoristik”, dëgjohet në audion e publikuar nga Konomi, ndërsa në fund shtohet: “Nëse do që ta bësh këtë marrëdhënie armiqësore, bëje, Arjan”.
Konomi reagoi ashpër edhe pas publikimit të kësaj pjese, duke akuzuar drejtuesen për mënyrën e komunikimit me punonjësit dhe duke pretenduar se vendimmarrja në televizion nuk lidhej me Lori apo Sara Hoxhën.
Deri në këtë moment, bëhet fjalë për versionin e ngjarjes të publikuar nga vetë Arjan Konomi dhe për audion që ai ka zgjedhur të bëjë publike.
Shiko videon në TikTok