“Kjo datë na sjell ngecje të mëdha”, astrologia Meri Shehu: Futemi në të thella! – Lajme Big Brother Vip
Është një javë interesante, bën të ditur astrologia Meri Shehu këtë të hënë, më datë 14 shtator, në emisionin “Rudina”, duke theksuar se edhe pse sot ishte një ditë me zgjidhje problemesh, nesër “futemi në të thella”.
“Afërdita bën një lidhje shumë të vështirë me Plutonin. Ujorët, Akrepët, Demët dhe Luanët kanë një precedent të vështirë nesër në jetën personale dhe ekonomike. Në datën 18 shtator kemi një vështirësi të gjithë, sepse Mërkuri nga Peshorja bën një kundërshti të plotë me Saturnin në shenjën e Dashit dhe aty gjërat nuk janë mirë fare në komunikim, në ligj, në plane dhe ka ngecje shumë të mëdha.”
Dashi, 1 yll: Është javë me problematika shumë të mëdha ekonomike dhe në jetën personale, pra mund të kemi humbje, grindje, sherr, debate. Data 18 do të jetë shumë e vështirë, qoftë një marrëveshje, qoftë në një bashkëpunim apo qoftë edhe në një pozicion pune apo në ndonjë planifikim të rëndësishëm jete.
Demi, 2 yje: Nesër do të kenë vështirësi në çështje familjare apo në çift. Ka debate, pasiguri, ka humbje, xhelozi dhe ekstremitete të cilat dalin jashtë kontrollit. Kujdes në datën 18, pasi do të keni një lëvizje të vështirë në lidhje me punën.
Binjakët, 3 yje: Gjithmonë arrijnë të marrin një lloj kompensimi, sidomos gjatë ditës së sotme. Duhet ta shfrytëzojnë deri nesër në mëngjes për zgjidhjen e një problemi, qoftë në punë, qoftë erotik, qoftë emocional; gjendet një zgjidhje e zgjuar. Nesër do të kenë vështirësi në një debat në lidhje me punën.
Gaforrja, 2 yje: Datën 18 duhet ta kenë shumë kujdes në një çështje private, karriere dhe pune dhe bashkëpunimet. Është një pikëstacion që hap vjeshtën dhe është një ditë e vështirë, do thoja unë, dhe nesër një çështje të vështirë dhe të rëndësishme ligjore.
Luani, 3 yje: Sot kanë një ditë të bukur dhe fillimi i mbarë gjysma e punës! Nga nesër do të vihen në një provë zjarri për aftësitë e tyre, çështjet ekonomike, familjare dhe sidomos një çështje karriere. Shpenzoni më shumë sesa duhet!
Virgjëresha, 4 yje: Janë akoma nën efektin e Hënës së re në shenjën e tyre dhe kanë përparësi në punë, plane dhe projekte. Nesër duhet të kenë kujdes, sepse miku më i mirë mund të jetë armiku më i keq në disa raste, edhe pse s’ia uroj askujt! Data 18 do të jetë e vështirë për çështjet ekonomike, kemi një ngecje.
Peshorja, 5 yje: Sot është një ditë e mrekullueshme për Peshoret, bashkëpunime, çështje erotike, plane marrin vrull dhe eufori të mirë. Nesër duhet të kenë pak kujdes, ekonominë, shoqërinë dhe bashkëpunimet dhe aleancat, sepse disa prej tyre mund t’i lënë në rrugë. Javë me shumë pasion dhe pak fjalë!
Akrepi, 3 yje: Do të marrin një përgjigje të përsëritur në çështjet e tyre ekonomike dhe personale. Kështu që Akrepët kanë një problem me një prapaskenë në datën 18, por është shumë mirë kjo gjë.
Shigjetari, 4 yje: Kanë eufori, dita e sotme ishte e mirë, plane e projekte shumë të rëndësishme. Nga nesër, për një dashuri, për një emocion apo investim, i cili ka shumë optimizëm, por ka shumë dobësi brenda. Do të kemi një humbje përsa i përket ekonomisë dhe punës.
Bricjapi, 2 yje: Në datën 18 do të kenë një përballje të vështirë në lidhje me familjen dhe karrierën. Mund të kenë një punë të re, por do të futen në një vështirësi të rëndësishme, kështu që kemi një vjeshtë që përcaktohet nga data 18 shtator.
Ujori, 4 yje: Shenjë e favorizuar, pasi sot ka qenë një ditë shumë e mirë për ta. Nesër duhet të kenë kujdes në një investim në lidhje me karrierën ose në fushën e emocioneve. Një pasion më i madh sesa duhet… Në datë 18 do të shikoni rregullat e reja të lojës përsa i përket punëve dhe projekteve.
Peshqit, 2 yje: Nesër një çështje e vështirë erotike dhe ligjore për ta. Edhe aty ku menduan se gjërat erdhën me furi për ta, e kanë një shpërbërje. Sot ishte një ditë e mirë në lidhje me karrierën.
Burimi: tvklan.al