Aktori i njohur bëhet baba, mirëpret në jetë një vajzë
7
Aktori i njohur turk Burak Çelik, i cili aktualisht luan rolin e Tarık Tarman në serialin më të ri të Kanal D, “Haysiyet”, është bërë baba për herë të dytë. Aktori dhe bashkëshortja e tij, Ece Çelik, kanë mirëpritur në jetë një vajzë, së cilës i kanë vendosur emrin Zeynep İlay.
Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë aktori përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar fotografi nga dhoma e spitalit. Krah fotove, Çelik ka shprehur emocionet e tij me fjalët: “Familja jonë po rritet. E morëm vajzën tonë me shëndet në krahë. Faleminderit Zotit. Mirë se erdhe vajza ime e bukur, Zeynep İlay.”
Çifti i njohur kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë më 26 dhjetor 2024 në Malin e Zi. Në gusht të vitit të kaluar, ata përjetuan për herë të parë gëzimin e të qenit prindër së bashku me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Kaan Aslan. Me lindjen e vogëlushes dhe praninë e Ecem, vajzës së Ece-s nga martesa e saj e parë, familja e tyre tashmë numëron pesë anëtarë.
Burak Çelik, i cili ka spikatur me rolet e tij në produksione të suksesshme si “Kuruluş Osman”, “Senden Daha Güzel” dhe “Hudutsuz Sevda”, vazhdon të mbetet një nga emrat më të përfolur të ekranit, si për arritjet profesionale, ashtu edhe për jetën e tij familjare.