Prej disa muajsh, emrat e Jonida Maliqit dhe Alessio Aliajt janë përfolur për një lidhje, ndërsa daljet e tyre të përbashkëta kanë shtuar gjithnjë e më shumë dyshimet se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.
Vëmendjen më të madhe e morën fotografitë e dyshes gjatë dasmës së Kidës dhe Ajbit, më 1 shtator. Jonida dhe Alessio u shfaqën bashkë në event, duke bërë që raporti mes tyre të komentohej gjerësisht në rrjet.
Tashmë, për herë të parë, Alessio ka folur publikisht për këto fotografi dhe për raportin me këngëtaren.
Në një deklaratë për Top Channel, ai është shprehur: “Kam qejf t’i shijoj gjërat dhe po e shijoj. Gjërat rrjedhin vetë.”
Edhe pse nuk ka përdorur një pohim të drejtpërdrejtë për të përcaktuar marrëdhënien e tyre, deklarata është interpretuar gjerësisht si një konfirmim i asaj që prej kohësh është përfolur.
Jonida Maliqi dhe Alessio Aliaj deri tani kanë zgjedhur të mos japin shumë detaje për jetën e tyre private, ndërsa daljet e përbashkëta dhe deklarata e fundit e Alessios kanë bërë që marrëdhënia e tyre të jetë sërish në qendër të vëmendjes.