Nis seanca e Kuvendit, pritet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve
1
Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje pritet ta propozojë sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, ndërsa PDK-ja pritet ta propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare dhe LDK-ja Kujtim Shalën.
Seanca po zhvillohet në një situatë të ndërlikuar politike, pasi ende nuk është e qartë nëse do të sigurohen votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit.
Aleanca ka bërë të ditur më herët se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë konstituive.