Ishte vetëm aktrim – Ora Info

September 4, 2026


Jozefin Marku ka reaguar pas publikimit të videos në të cilën ai dhe disa persona të tjerë shfaqen duke e sulmuar fizikisht ish-konkurrentin e Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës, por Marku pretendon se përleshja nuk ishte reale dhe se bëhej fjalë për një skenë të inskenuar.

“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, deklaroi ai përmes mesazheve për Top Channel.

Marku u pyet edhe për urdhër-arrestin që raportohet se është lëshuar ndaj tij nga Prokuroria e Pejës. Ai e mohoi vërtetësinë e këtij informacioni, duke e cilësuar si të rremë.

“Janë ‘fake’, nuk kam arsye të jem atje”, pretendoi Marku.





Source link