Me 9 shtator vazhdimi i seancës konstitutive
14
Kryesuesi i Seancës Konstitutive Avni Dehari ka njoftuar se vazhdimi i seancës do të mbahet më 9 shtator, në orën 11:00, pas marrëveshjes së arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.
Ai ka thënë se pret që deri atëherë marrëveshja të shoqërohet me përgjegjësi konkrete dhe gatishmëri të deputetëve për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese.
“Si Kryesues i Seancës Konstitutive e kam parë si një lajm të mirë arritjen e marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, kam vendosur që vazhdimin e Seancës Konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00:. Deri atëherë pres që kjo marrëveshje të shoqërohet me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t’i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese. Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor”, ka thënë Dehari..