Përplasja mes Edi Kuçit dhe Joz Markut vazhdon të prodhojë reagime në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi në diskutim është përfshirë edhe familja e ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova”.
Në rrjet po qarkullon pretendimi se babai i Edit ka reaguar pas pamjeve të konfliktit, me një mesazh të shkurtër që thuhet se përmban fjalët: “Veq vonim…”.
Gjithashtu, shpërndau edhe një foto të tatuazhit që Edi mbart në krah, “Hakmarrja s’ka datë skadence”.


Mesazhi është interpretuar nga disa përdorues si një paralajmërim pas asaj që i ndodhi Edit. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka një konfirmim të pavarur se deklarata është bërë vërtet nga babai i tij.