Sulmi seksual në parkun e “Arbërisë”, arrestohet i dyshuari

September 3, 2026


Një i ri është sulmuar seksualisht ditë më parë në parkun e “Arbërisë”, ndërkaq Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast kanë arrestuar të dyshuarin.

Rasti i sulmit seksual ka ndodhur më 27 gusht, ndërkaq personi i dyshuar u arrestuar të martën, e 2 shtatorit.

Sulmohet seksualisht një burrë në Prishtinë, viktima rrëfen si ka ndodhur rasti në “Parkun e Arbërisë” – bën apel për kujdes

“Prishtinë 27.08.2026 – 22:20. Më 02.09.2026 pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.



Source link