Publikimi i pamjeve nga përplasja fizike mes Edi Kuçit dhe Joz Markut ka sjellë reagime të shumta në rrjet. Mes personazheve që kanë reaguar është edhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj.
Rogerti ka publikuar një postim që duket se i drejtohet Edit, duke e mbështetur atë pas videos që po qarkullon. “Mbaje kokën lart vlla i dashtun. Asgjë për t’u turpëruar. Familja jote dhe Kosova duhet të jenë krenare për djalin e tyne!”, shkruan ai.
Në pamjen e shpërndarë prej tij shfaqet gjithashtu fraza: “Tradhtia nuk është F.I.S.N.I.K.E.”, ndërsa Rogerti ka vendosur edhe shprehjen në anglisht: “Old age and treachery will always beat youth and exuberance”, që në shqip përcjell idenë se “mosha dhe dinakëria do ta mposhtin gjithmonë rininë dhe vrullin”.

Pikërisht këto mesazhe kanë ngritur pikëpyetje nëse Rogerti po paralajmëron një reagim të mëtejshëm ndaj asaj që i ndodhi Edit.
Reagimi vjen pasi u publikuan pamje më të plota të konfliktit, ku Edi shihet i përfshirë në një përplasje me disa persona. Vetë Edi reagoi më herët duke pretenduar se kishte qenë “15 me 1” dhe duke e cilësuar atë që ndodhi si “pabesi dhe tradhti”.
Rogerti duket se ka zgjedhur të pozicionohet publikisht në krah të Edit. Nëse postimi i tij është vetëm një mesazh mbështetjeje apo paralajmëron zhvillime të tjera, kjo mbetet e paqartë, pasi ai nuk ka dhënë shpjegime të tjera konkrete.